Sesioni informues me temën "Klima e Investimeve në Kosovë", mblodhi afaristët në Malmö të Suedisë - Bota Sot
Sesioni informues me temën "Klima e Investimeve në Kosovë", mblodhi afaristët në Malmö të Suedisë

Diaspora

E shtunë, 21 korrik 2018

Sesioni informues me temën "Klima e Investimeve në Kosovë", mblodhi afaristët në Malmö të Suedisë

Më: 10 prill 2018 Në ora: 00:06
Foto nga vendi i ngjarjes, Malmo, Suedi

Sesioni informues me temën "Klima e Investimeve në Kosovë", mblodhi afaristët në Malmö të Suedisë, me ç'rast prezent ishte edhe niveli i lartë shtetëror, zëvendëskryeministri Fatmir Limaj!

Ambasada e Kosovës në Stokholm, nën patronatin e të ngarkuarit me punë Ambasador, z. Sedat Burrniku, në bashkëpunim me Rrjetin e Bizneseve në Suedi, me kryetar Halim Hoti dhe nënkryetar, Milaim Makolli, realizoi takimin që pritej kaherë, duke arritur kështu t'i bashkoj afaristet dhe bizneset ne Skandinavi. Se ky takim ishte i frytshëm, kjo u pa dukshëm përmes interesimit të madh nga të pranishmit në këtë takim.

Ajo që duhet vënë në sfond është se Sesioni informues me temën "Klima e Investimeve në Kosovë" krijoi mundësinë që në formë pakoje përmbledhëse, të ofrojë mundësitë për investime në Kosovë, për të interesuarit, afaristët shqiptarë nga Skandinavia. Në emër të Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Suedi, ju dëshiroj mirëseardhje në këtë ngjarje historike të natyrës ekonomike për bizneset shqiptare këtu në Skandinavi, nisi fjalen e tij nënkryetari i Rrjetit të Bizneseve në Suedi, Milaim Makolli.

E veçanta e kësaj ngjarje ekonomike është bashkëpunimi i afaristëve shqiptarë në Skandinavi dhe Institucioneve tona në atdhe në mënyrë që të akordohemi dhe të informohemi për zgjerimin, rritjen dhe përcjelljen e përvojave tona ekonomike me ato në atdhe, në mënyrë që në të ardhmen djersen dhe punën tonë, ta bartim atje, në mënyrë që të krijomë vende pune dhe perspektivë europiane.

Andaj qëllimi dhe prioriteti kryesorë i RRBDSH-së në Suedi, është zhvillimi ekonomik i vendlindjes, që një ditë të bëhet vend atraktiv për investitorët e huaj, e veçanërisht për investitorët nga vendet skandinave, potencoi Milaim Makolli Nënkryetar i Rrjetit të Bizneseve këtu në Suedi. Madhështinë këtij Forumi Ekonomik, ia shtoi pjesëmarrja e Përfaqësuesve të Republikës së Kosovës në krye me zëvendëkryeministrin e Republikës së Kosovës Fatmir Limaj, zëvendësministrin Diasporës dhe Investimeve Strategjike Afrim Bekteshi, deputetin Enver Hoti, ushtruesin e detyrës së Ambasadorit të Republikës së Kosovës në Mbretërinë e Suedisë shkëlqesinë e tij Sedat Burrniku, drejtorin e Qendrës Kulturore të Kosovës në Suedi Naim Sadiku, përfaqësuesit e departamenteve dhe bordeve të Qeverisë së Republikës se Kosovës.

Duhet potencuar se në këtë takim morën pjesë edhe Kryesia e Rrjetit Shqiptarë nga Norvegjia dhe Finlanda. “Ju shprehi mirënjohje të gjithë juve që një jetë të tërë e keni kaluar në mërgatë, e që asnjëherë nuk jeni ndarë nga vendlindja, duke kontribuar e angazhuar për lirinë e Kosovës, nisi fjalimin Zv.Kryeministri i Kosoves, z. Fatmir Limaj. Ftesa ime nga këndvështrimi juaj për Kosovën, është t’a ndani në dy epoka. Epoka e Lirisë dhe ajo e shtendërtimit. Porosia ime është ta duani shtetin tuaj, nuk ka arritje më të madhe se sa shteti. Nëse jeni të pakënaqur me pushtetin mobilizohuni e ndryshojeni atë. Dallojeni shtetin nga pushteti. Shteti është i shenjtë dhe është mbi të gjitha, ndërsa pushtetet shkojnë e vijnë, kurse ne nuk kemi atdhe tjetër, ka shtuar Limaj.

“Ajo që dua të them sot në emër të qeverisë së Kosovës, është se dyert i keni të hapura, në mënyrë që ta shfrytëzoni potencialin e madh që keni. Ne, na duhet përvoja juaj, na duhet kultura e punës, në mënyrë që këto t'i bartni tek njerëzit tanë. Shkëmbimi i këtyre përvojave është shumë më i rëndësishëm. Ftojë që vajzat dhe djemtë këtu të integrohen sa më shumë. Ne kemi nisur disa angazhime me qeveritë përkatëse evropiane. Do të angazhohemi të ndërtojmë marrëveshje bashkëpunimi edhe me Suedinë për lëvizjen e fuqisë punëtore sezonale këtu në kompanitë dhe ajo përvojë pastaj të bartet në Kosovë. Zëvendëskryeministri ka thënë se prioriteti kryesor i kësaj qeverie është rritja e ekonomisë në vend, andaj deri sa gjatë luftës ka qenë patriotizëm ta mbrojmë vendin, sot patriotizmi më i madhë është ta ndërtojmë dhe zhvillojmë atë ekonomikisht, përfundoi fjalen e tij zëvendëskryeministri Limaj. Komunikatë për Shtyp nga Rjjeti i Biznesit, realizur nga Drejtoria për informim dhe komunikim, Televizioni AlbSe!

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test