Aksident tragjik në Itali, i riu shqiptar në gjendje të rëndë

Diaspora

Aksident tragjik në Itali, i riu shqiptar në gjendje të rëndë

Më: 8 prill 2018 Në ora: 15:34
Pamje nga aksidenti

Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Itali, ku një i ri shqiptar që po udhëtonte me motor është rrëzuar dhe ka mbetur i bllokuar në hekurat e rrethimit të rrugës.

Ngjarja ka ndodhur në Livorno, rreth orës 11:20 minuta të mesditës.

Bëhet fjalë për një të ri shqiptar 29 vjeç, emri i të cilit nuk është bërë i ditur.

Sipas policisë, ai ka qenë duke udhëtuar me motor kur ka humbur kontrollin e mjetit, duke u përplasur në asfalt.

Si pasojë ai kishte mbetur për shumë minuta i ‘mbërthyet’ në hekurat anës rrugës. Kur është nxjerrë nga aty ka qenë në gjendje të rëndë.

Ka marrë dëmtime në të gjithë trupin dhe ka një plagë të rëndë në pjesën e belit.

Policia që ka nisur hetimet, ka mbyllur për disa orë edhe rrugën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat