Lobi Euro-Atlantik Shqiptar, një kulm i përbashkët organizativ për një Mërgatë shqiptare të bashkuar dhe të fuqishme

Diaspora

Lobi Euro-Atlantik Shqiptar, një kulm i përbashkët organizativ për një Mërgatë shqiptare të bashkuar dhe të fuqishme

Diana Bunjaku Nga Diana Bunjaku Më 8 prill 2018 Në ora: 14:30
Sutki Hulaj anëtar i Kryesisë Qendrore të Lobi Euro-Atlantik Shqiptar ka thënë për “ Bota sot” se Lobi Euro-Atlantik ka për qëllim shtrirjen në të gjitha hapësirat apo vendet e botës ku ka shqiptar.

Organizata Lobi Euro-Atlantik Shqiptar, shkurtimisht (LEASH), shtrihet në gjitha shtetet e botës ku ndodhen shqiptarët. Lobi është një kulm i përbashkët organizativ për një Mërgatë shqiptare të bashkuar dhe të fuqishme.

Ky Lob apolitikë që prioritet ka unifikimin dhe tubimin e mbarë mërgatës kudo në botë. Lobit Euro-Atlantik Shqiptar synon që të jete urë lidhëse dhe si sugjerim ka  ndryshimin  e  diskursit ndaj Mërgatës Shqiptare duke filluar nga Shqipëria ,Kosova dhe trojet tjera  me qëllim të përforcimit të interesave në të gjitha sferat.

Bashkimi dhe organizimi i Mërgatës Shqiptare është domosdoshmëri e kohës për ta bërë integrimin e saj dhe ardhmërinë e fatit të Mërgimtarëve dhe kombit shqiptar në të gjitha institucionet dhe mekanizmat relevante kombëtare e ndërkombëtare.

Sutki Hulaj anëtar i Kryesisë Qendrore të Lobi Euro-Atlantik Shqiptar ka thënë për “ Bota sot” se  Lobi Euro-Atlantik ka për qëllim shtrirjen në të gjitha  hapësirat apo vendet e botës ku ka shqiptar.

Sipas tij, Lobi synon të ngiste në vetëdije dhe ndërgjegje popullin shqiptar në tërësi.

Së fundmi ai ka treguar se Lobi të cilin ai drejton ka një mobilizim të jashtëzakonshme për ngritjen dhe themelimin e lobit Euro Atlantik Shqiptar në Greqi për shumë arsye, të cilat ndërlidhen me specifikat e jetës që e bëjnë mërgimtaret tanë në Greqi.

“Pavarësisht që grekët apo shteti Helen i ka të koordinuara apo bashkërenditura të gjitha ligjet me Bashkimin Evropian ( BE), por në fakt në praktikë kur janë në pyetje shqiptaret zbatueshmeria e atyre ligjeve janë krejt tjetër dhe në një fjalë shihet në thellësi e teren se janë të diskriminuar.Prandaj e shohim ngritjen e Lobit në Greqi dhe ketë punë e kemi marrë me shumë seriozitet, sepse futja e mërgimtarëve të Greqisë brenda kulmit tonë, mendojmë se do të ndihmon në disa zgjedhje të problemeve dhe do të mundemi maksimalisht që t’ju zgjedhim problemet dhe gjithsesi të bashkuar mund të frymojmë ndryshe si diasporë”, ka thënë Hulaj.

Ai ka treguar se qëllimi i tyre është që të kenjë një diasporë të fuqishme dhe unifikuese.

“ Motoja jonë është që ti kemi një diasporë të fuqishme, pasi që 3 muaj punojmë rreth kësaj ngritje për në Greqi, dhe pavarësisht se numri i tyre më i madh vjen nga Shqipërie, sepse 680 mijë shqiptarë që i njeh shteti dhe që juanë të regjistruar atje janë,  megjithatë ne dëshirojmë ti bëjmë së bashku, dhe pavarësisht se janë të shpërndarë nëpër shoqata të ndryshme politike, dhe në kohën që ne kemi hyrë në këtë fushatë na kanë mirëpritur shumë mirë sepse ne jemi organziatë A-politike, dhe nuke jemi me ndikime politike apo nën influencën politike. Ndoshta edhe kjo është  arsye se përse mërgimtarët tanë na kanë pritur shumë mirë pasi ne e kemi dëshmuar se jemi organizatë A-politike e cila merret me interesat dhe prosperitetin dhe integrimin e shqiptareve tanë kudo në botë”, ka thënë Hulaj.

Ai po ashtu, ka treguar se me datën 15 prill në Athinë do të ndodh kjo ngjarje e madhe, e cila është pritet edhe nga shqiptaret atje.

“Ne kemi edhe këshillin iniciues ku kryetar të këtij këshilli kemi edhe Arben Cani, një veprimtar i njohur  dhe i devotshëm i cili prej 20 vitesh punon dhe jeton me familje si dhe kontribuon atje, dhe për momentin është kryetar i shoqatës së mërgimtareve në Athinë.Mirëpo tani siç të them kur iu ofrohemi shoqatave dhe klubeve nëpër Evropë shpesh herë hasim në vështirësi sepse ata  mendojnë se çfarë do të ndodh me ata, dhe si do vijnë ata tek Lobi. Por ne nuk ndikojmë assesi në shuarjen e asnjë shoqate dhe të asnjë klubi, por përkundrazi me ne mërgimtaret mund të jenë edhe më të fortë. Sepse ne duam vetëm ti integrojmë ata dhe të jemi të gjithë në një kulm dhe të gjitha klubet, të gjithë shqiptaret, e asociacionet shqiptare kudo në botë te kenë një adresë të caktuar dhe ta kenë një kulm mbi kokë, sikur kur janë në një shtëpi”, ka thënë Hulaj.

Ai ka shpalosur edhe kualitetet tjera që ka ky Lob, duke treguar se përmes këtij Lobi shqiptarët do të jenë edhe më të bashkuar.

“Forca e Lobit dihet, është një forcë tjetër, kur gjithë shqiptaret flasin me një zë, pra është më me ndikim edhe në shtetet përkatës ku jetojnë shqiptaret, por është me ndikim edhe në shtetin amë prej nga vijnë, sepse të bashkuar  kemi shumë interesa të përbashkët sepse dhe nëse jemi a-politik, ne nuk jemi të pa interesuar për situatën në Shqipëri e Kosovë. Sepse një ditë kur të nisen dhe fillojnë të regjistrohen votat e diasporës në zgjedhjet parlamentare, me siguri se rrolin vendimtar do ta kenë votat e mërgimtarit sepse numri i tyre shtë i madh.. Dhe çka pritet prej mërgimtareve? Normal që nuk mund ta korruptosh sepse mërgimtari është i interesuar që shtetin e vet ta bën parajsë sepse atë nuk mund të korruptosh me një thes miell apo me çka do qoftë, për me ta dhanë votë. Dhe nuk mund ta korruptosh sepse ai është i interesuar për mirëqene dhe për shtetin e tij që të bëhet parajsë e jo të korruptohet. Dhe kur jemi në një kulm ne ndryshe mund të vendosim së bashku dhe ta dirigjojmë njëri-tjetrin,  jo të manipulojmë në kuptimin klasik e vota, por të merremi vesh kush punon ma mirë, dhe askush nuk do të mund ta korruptoj apo ta devijojnë me votën e mirëfilltë të njerëzve që ia donë të mirën vendit”, është shprehur Hulaj.

Ai ka përmendur se degët të cilat janë formuar nëpër shtetet e ndryshme të Evropës ku ka shqiptar.

“Gjerë më tani ne kemi formuar degë thuajse në të gjitha shtetet ku ka shqiptar në Evropë, dhe tani jemi në përgatitje menjëherë mbas Greqisë do të vijë Kroacia e pastaj na ka ngel Sllovenia dhe Turqia.

 Me 19 Dhjetor 2016 në kuvendin zgjedhor të LEASH-it është zgjedhë kryesia e re me kryetarë z. Shukri Ymeri!

Është një patrit një veprimtar i devotshëm dhe pronar i shumë hoteleve që shkrihet për atdhe dhe vendlindje dhe të tjerët të kryesisë. Kemi edhe të formua Komisionet e ndryshme aje, për arsim, për kulturë,  për  zhvillim ekonomik, që është me pretekst të zhvillimit ekonomi  të vendit, dhe prurjen e investimeve. Ia vlen të theksojmë edhe këtë, se ne prej fillimit të vitit shkollor këtë vit, i kemi kaluar të gjitha shtete e Evropës ku shqiptar dhe aty ku na kanë kërkuar ndihmë për mbajtjen e mësimit plotësues për nxënësit shqiptar gjithmonë ju kemi ofruar ndihmën tonë, madje kemi edhe bashkëpunim dhe raporte me Odat ekonomike në Kosovës dhe Shqipëri dhe kemi bërë kërkesë që të kemi takim zyrtar me dy ministri Kosovë e Shqipëri”, ka thënë Hulaj, duke shtuar se  e veçanta e këtij lobi është edhe komunikimi i drejtpërsëdrejti i Lobit Shqiptaro –Amerikan, përmes internetit.

Ai ka përmendur edhe përfaqësimin e Mërgatës në Parlamentet e shteteve tona amë, Integrimin e mirëfilltë të pjesëtareve të Mërgatës Shqiptar në të gjitha nivelet e institucioneve në shtetet ku ata jetojnë dhe veprojnë .

“Pjesëmarrje të drejtpërdrejt në projekte të ndryshme për zhvillim ekonomik afatgjatë dhe të qëndrueshëm në trojet tona amë. Krijimin e kushteve për investime konkrete ndërkombëtare në mbarë trojet shqiptare. Fuqizimin e rolit shqiptar dhe rritjen e besueshmërisë së saj në arenën ndërkombëtare. Kultivimin dhe ruajtjen e trashëgimisë, vlerave tona kombëtare dhe prezantimin e tyre në institucionet ndërkombëtare Prezantimin e talentit shqiptar në arenën ndërkombëtare në fushën e artit, sportit, muzikës, shkencës, kulturës e tjera. Përkrahje institucioneve arsimore shqiptare për një arsimim akademik cilësor me qëllim të avancimit të dijes shqiptare”, ka thënë Hulaj.

Po ashtu, ai ka folur edhe për krijimin e shkollave plotësuese në gjuhën shqipe në mbarë Mërgatën përmes institucioneve arsimore të dy shteteve tona.

“Ne synojmë të kemi edhe hapjen e qendrave kulturore shqiptare në të gjitha qendrat e rëndësishme botërore. Zhvillimin e turizmit në Shqipëri, Kosovë dhe në të gjitha trojet tona etnike. Televizion satelitor 24/24 orë me program për Mërgatën tonë .Program universitar për shkëmbime Erasmus Fondin për shërbime sociale dhe nevoja humanitare. Pra e them edhe një herë për fund se kjo nismë do fillon në të gjitha kontinentet dhe është një zgjim që do na lidhë me Arbëresh, Arvanitas, Shqiptarë nga Turqia,Shqiptarë nga Ukraina dhe kudo që ata jetojnë. Lutemi që çdo shqiptar, kudo që jeton, të behët shpirt e zemër e një iniciative të shekullit 21-të e cila duhet të na zgjoi nga gjumi i thellë”, ka thënë Hulaj.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat