Policia u prish dasmën, në pranga italiani dhe shqiptari, ja detajet - Bota Sot
Policia u prish dasmën, në pranga italiani dhe shqiptari, ja detajet

Diaspora

E martë, 24 prill 2018

Policia u prish dasmën, në pranga italiani dhe shqiptari, ja detajet

Më: 8 prill 2018 Në ora: 08:44
Xhirimet e policise

Policia italiane në Milano ka arrestuar 46-vjeçarin italian Dante Di Lalla, pak orë përpara dasmës së tij, raportojnë sot mediat italiane.

Së bashku me të u ndalua edhe shqiptari 29-vjeçar, Zef Frisku, i cili ishte dëshmitar në dasmën e mikut të tij italian.

Mësohet se arrestimet vijnë pas shkatërrimit të një bande që merrej me grabitje automjetesh. Pasi vidheshin makinat çmontoheshin dhe futeshin në tregun e zi si pjesë këmbimi.

Sipas mediave vendase nuk kanë qenë të pakta rastet kur automjetet shiteshin edhe në Shqipëri. Në total, në prangat e karabinierëve përfunduan 12 persona; 1 hungarez, 7 shqiptarë dhe 4 italianë.

Mediat vendëse kanë bërë edhe një profil të të arrestuarit Zef Frisku, i cili sipas policisë është person me rrezikshmëri shoqërore. Në 2015-n ai do të përfundonte në prangat e uniformave blu pasi u prangos pas përleshjes me këta të fundit.

Ai akuzohet gjithashtu për një sërë veprash penale si, armëmbajtje, dhunimin e një zyrtari publik, pastrim parash dhe grabitje.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test