Të hapën “Shkolla shqipe dhe Katedra Albanologjike” në Turqi

Diaspora

Të hapën “Shkolla shqipe dhe Katedra Albanologjike” në Turqi

Luan.A.Dibrani Nga Luan.A.Dibrani Më 6 prill 2018 Në ora: 15:20
Shkolla e pare ne Korce

Shqiptarët me aktivitetet e tyre përmes shoqatave përpiqen për ruajtjen e trashëgimisë dhe kulturës gjuhësore!

Suedia, prin në këtë drejtim, ku sot ka mbi 200 arsimtarë që japin gjuhën shqipe dhe paguhen nga shteti. Pastaj në përgjithësi Evropa e veriut, por edhe Gjermania, Zvicra, Australia,Slloveni, Kroacia,Italia,Kanadaja,Amerika etj.

Shteti jo qe i ndihmon, por edhe nuk  e lejon  shkollën dhe kulturën shqiptare është Turqia, ku shqiptarët konsiderohen edhe numri  i trete mbas  turqve dhe kurdëve.

Shqiptarët në Turqi, në “ tranzicionin e  largët”, edhe pse ishin dhe  janë shqiptarë “me gjakë e me qumësht” si i thonë, konsiderohen turq, vëllezër të një gjaku dhe nuk njihen si pakicë as si komunitet. Turqia lejon të mësohet e propagandohet lirshëm në çdo lloj gjuhe që nga greqishtja e rusishtja e deri te armenishtja, por kurrë shqipen!!

Image

Edhe në 1912, perandoria osmane lejonte hapjen e qindra shkollave greke e serbe në Shqipërinë e atëhershme, por asnjë shkollë shqipe edhe një mësues qe e hapi në Manastirin e Maqedonisë se sotme, ai u vra nga ish pushtuesit osman dhe u mbyll edhe ajo shkollë!.

-Shqiptarët  i krijuan edhe alfabetin ,himnin  kombëtar,shtetin modern të Turqisë et,por Turqia nuk iu kthej  te mirat asnjëherë deri me sot .

Katedrat  albanologjike  të gjuhës shqipe  sot funksionojnë  nëpër  shumë shtet të botës,madje edhe në Kinë e Rusi,por asnjëherë në universitetet e Turqisë. Turqia nuk e ka ndryshuar konceptin e saj 500 vjeçar osman në marrëdhënie me shqiptarët dhe gjuhën shqipe, prandaj  duhet te jenë të ndërgjegjshëm edhe  në marrëdhëniet ndërshtetërore në mes Turqisë- Shqipërisë dhe Kosovës qe të hapen këto pika debati nëpër mes  organeve shtetërore.

E njëjta situatë është edhe sot , por më trishtojnë disa intelektualë shqiptar në vend që ta denoncojnë këtë fenomen   ata abuzojnë me parulla  se “Jemi vëllezër”“Vëllazëritë mysliman ”, duke shtuar se  : “Shqiptarët në Turqi ndihen vëllezër, të integruar. Njeriu ngacmon vëmendjen vërtet a janë të integruar apo po punohet për t’i asimiluar e zhdukur nga gjuha dhe kultura e vet?

Gjithmonë Turqia i ka pas  frikë komunitetet e mëdha që përbëjnë kombin e vet  jashtë Turqisë ,A thua se ka ardhur  koha  vërtet  të gjejmë forma “demokratike” qe shqiptarët e Turqisë te këndellen vet dhe te fillojnë  te hapin shkollat dhe “Katedrën albanologjike në Turqi?.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat