Ambasadorja Floreta Faber dhe Haxhi Dauti u takuan në Washington DC, me nën-Sekretaren e Komercit të SHBA-ve, zj. Mira Ricardel

Diaspora

Ambasadorja Floreta Faber dhe Haxhi Dauti u takuan në Washington DC, me nën-Sekretaren e Komercit të SHBA-ve, zj. Mira Ricardel

Beqir Sina Nga Beqir Sina Më 4 prill 2018 Në ora: 14:35
Kryetari i Këshillit Shqiptaro - Amerikan Haxhi Dauti, dhe Ambasadorja e Shqipërisë në Washington, Floreta Faber

Kryetari i Këshillit Shqiptaro - Amerikan Haxhi Dauti, dhe Ambasadorja e Shqipërisë në Washington, Floreta Faber, u takuan në dje në Washington DC, me nën-Sekretaren e Komercit të SHBA-ve, zj. Mira Ricardel. Në rrjetin social Facebook, llogarinë e tyre, ata thonë,  se ky takim ishte një mundësi e shkëlqyer për të parashtruar diskutimin e disa çështjeve shqiptare, dhe interesimin e bizneseve shqiptare për nxitjen dhe forcimin e bashkëpunimit ekonomik, rritjen e investimeve dhe nxitjen e marrëdhënieve tregtare me SHBA-të, në Shqipëri dhe Kosovë.

Sipas tyre, znj. Ricardel një zyrtare e karrierës në Administratën amerikane, njohëse e mirë  dhe çështjes shqiptare, e cila ka dhënë një kontribut të çmuar, sidomos gjatë luftës së Kosovës, dhe në demokratizimin e Shqipërisë, ndihmat e para pas rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike, SHBA me Shqipërinë, kur ajo punojë por disa vjet në zyrën e Senatorit Bob Doll, ajo po ashtu ka dhënë një kontribut konkret në procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, si dhe ka vizituar Shqipërinë, Kosovën, Shkupin, disa herë gjatë periudhës kur ka shërbyer si Zv/Ndihmës Sekretare e Mbrojtjes për Euroazinë.

Ambasadorja e Shqipërisë, thotë se ajo nga ana e saj duke shfrytëzuar këtë takim me nën-Sekretaren e Komercit të SHBA-ve, zj. Mira Ricardel - pasi i bëri një përmbledhje të procesit të reformave të thella në Shqipëri,  në kuadër të integrimit evropian, u ndal veçanërisht sipas saj tek reforma në sistemin e drejtësisë, reformat në sistemin e taksave, si dhe ndryshimet ligjore në kuadër të nxitjes së investimeve të huaja në vend. 

"Gjatë bisedës pata mundësi ta informoj znj. Ricardel mbi fushat prioritare për investimet e huaja si: energjia, turizmi, nafta dhe gazi, sektori i teknologjisë së informacionit dhe zhvillimit të software-ëve, bujqësia, industria mirare dhe linjat e prodhimit" shkruan Faber e cila përfaqëson diplomacinë e Shqipërisë në Washington.

Ndërkohë, po sipas Ambasadores së Shqipërisë, thuhet se znj. Ricardel, i vlerësoi ndryshimet e mëdha që kanë ndodhur në  Shqipëri, e në mënyrë të veçantë, shkruan Faber, reformën në sistemin e drejtësisë, e cila padyshim do të krijojë kushte të favorshme për nxitjen e investimeve të huaja në vend. Ricardel, sipas ambasadores së Shqipërisë, shprehu gatishmërinë për të ofruar të gjithë mundësitë që çojnë në forcimin e bashkëpunimit ekonomik mes SHBA dhe Shqipërisë.

Në takim Presidenti i Këshillit Shqiparo-Amerikan, z. Haxhi Dauti, i cili ka gjetur rastin ta falënderojë miken e njohur të shqiptarve nën-Sekretaren e Komercit të SHBA-ve, zj. Mira Ricardel, për mbështetjen e vazhdueshme dhe kontributin e saj të madhe, në çështjen shqiptare, kontributin e saj  të çmuar, sidomos kur ajo shërbeu me Senatorin Bob Doll, në vitet 90-92, me ndihmat me veshmbathje në Shqipëri, për popullin shqiptar, gjatë luftës së Kosovës, çlirimin dhe pavarësinë e saj, kontributin e SHBA në arritjen e Marrëveshjes së Ohrit, në vitin 2001, dhe tani duke shërbyer për disa vjet në Administratën amerikane . 

Presidenti i Këshillit Shqiparo-Amerikan, z. Haxhi Dauti, i cili për më shumë se tre dekada udhëheq, këtë organizatë lobiste, duke ruajtur lidhjet e mira me miqtë e shqiptarëve në Washington, Senator, Kongressmen dhe Shtëpinë e Bardhë, u shpreh mbrëmë pas takimit me nën-Sekretaren e Komercit të SHBA-ve, zj. Mira Ricardel,: se "Këta janë me të vërtet miqtë tanë historik në Washington, ata që e kanë dëshmuar për 30 vjet se janë pranë shqiptarëve, ishin dhe mbeten gjithmonë për mbështetjen e vazhdueshme të çështjes shqiptare, kudo në Shqipëri, Kosovë dhe viset shqiptare", tha ai për gazetën Bota sot.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat