Del zbuluar ‘kasapi’ shqiptar në Itali, kodet që përdorte për shitjen e kokainës - Bota Sot
Del zbuluar ‘kasapi’ shqiptar në Itali, kodet që përdorte për shitjen e kokainës

Diaspora

E mërkurë, 18 korrik 2018

Del zbuluar ‘kasapi’ shqiptar në Itali, kodet që përdorte për shitjen e kokainës

Më: 3 prill 2018 Në ora: 09:52
Ilustrim

Paratë e mbledhura nga droga, ai i invetonte për të blerë makina dhe më pas i shiste ato në Shqipëri.

Kështu ndodhte me një 33-vjeçar shqiptar i cili ra në prangat e policisë italiane, pasi zbriti në aeroportin e Genovas.

Ai ishte shpallur në kërkim për trafik droge,shkruan “Liguria notizie”.

Gjatë kontrollit të ushtuar shqiptarit iu gjetën një kg kokainë dhe 16 kg marijuanë si dhe 39.500 euro.

Hetimet treguan madje kodet që përdorte banda, teksa bënte porositë për marijuanën dhe kokainën.

Sipas policisë, biznesi i ‘mishit’ i sillte bandës rreth 50 mijë euro të ardhura në javë.

Bifteku “fiorentin”, “brinjë” dhe “fileto” do të zëvendësonin peshën e barnave të ndryshme, 20, 10, 5 e me radhë.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test