Krejt jetën në shërbim të fjalës shqipe

Diaspora

Krejt jetën në shërbim të fjalës shqipe

Nga: Sabit Abdyli Më: 19 mars 2018 Në ora: 06:16

Imri Trena që nga vendosja e tij në Norvegji nuk reshti së punuari në shërbim të të ardhurve shqiptarë në Norvegji në vitin 1999.

Që në ditët e para organizoi brenda kampeve shkollën dhe manifestime kulturore më fëmijët që kishin përjetuar trauma nga ushtria e policia gjakatare serbe që i nxori me plumba  e zjarr nga shtëpitë e tokat denbabaden të tyre.

Nuk reshti së angazhuari me gjithë qenien e tij për t'ju lehtësuar dhembjen e dhënë shpresa fëmijëve se nuk jemi të humbur, por edhe në këto kushte do mësojmë germat, këngët e gjithçka tjetër të nisur në tokën nënë. Me rastin e festave kombëtare përgatiti programe kulturore.

Ndërkohë hapi edhe klasë mësimi të gjuhës shqipe. Imri Trena i lindur në fshatin Begracë, komuna e Kaçanikut, agronom me profesion, i cili  kishte punuar edhe si mësues vazhdoi duke zgjeruar aktivitetin e tij në ruajtjen e gjuhës e traditave shqiptare.

Hapi një radio ku nga studio e saj përhapi në etër fjalën e muzikën shqipe, informoi për situatën në tokat shqiptare, mblodhi rreth radios gjithë shqiptarët anë e kënd botës, foli me ta, u dha mikrofonin në dorë të shprehin dhembjet e gëzimet, kujtojnë e gjejnë të afërmit që lufta i kish përplasur edhe përtej oqeaneve, u dha në dorë mikrofonin talenteve të fjalës së shkruar, këngës, humorit, rapsodëve, duke i bërë kështu me emër përmes valëve të radios së tij. Imriu kur nuk është në studio të radios, është me nxënësit, kur nuk është në shkollë, është me ndonjë aktivitet kulturor, gjithmonë në punë dhe pak orët që i mbeten shkruan poezi, tekste këngësh etj. Kudo i suksesshëm.

I suksesshëm edhe për faktin se ka  ndihmesën e bashkëshortes, djemve e vajzës. Ka mbi 20 vepra të botuara. Radioja kryeredaktor i së cilës është Imriu dëgjohet gjithandej botës. Me punë e program 100% shqip ka një armatë të tërë dëgjuesish të të gjitha moshave, gjinive e rajoneve.

Argëton e informon, interviston njerëz të kulturës, këngës, sportit e artit, organizon në radio konkurse të diturisë nga fusha e dijes etj.  Gjithmonë me mesazhe të shëndosha e në frymën kristal shqip.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat