Itali, përdorte lokalin për shpërndarje droge, arrestohet shqiptari

Diaspora

Itali, përdorte lokalin për shpërndarje droge, arrestohet shqiptari

Më: 17 mars 2018 Në ora: 10:54
Ilustrim

Policia italianë ka vënë në pranga një shtetas shqiptar dhe gruan e tij italiane, pasi u është gjetur kokainë dhe hashash. Mësohet se është arrestuar 49-vjeçari Indrit Kadrimi dhe bashkëshortja Barbara Longo, 45 vjeçe.

Gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin e shqiptarit, policia ka gjetur dhe sekuestruar 40 gramë kokainë, hashash dhe një sasi parash. Policia ka thënë se droga është zbuluar pas një kontrolli rutinë në lokalin e çiftit.

Gjithashtu në ambientet e lokalit, policia ka gjetur edhe mjetet e nevojshme për ndarje dhe paketim të narkotikëve. Shqiptari është lënë në burg, ndërsa bashkëshortja e tij në arrest shtëpie.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat