Gashi në Berlin: 20-vjetori i pavarësisë të festohet si anëtar i BE-së

Diaspora

Gashi në Berlin: 20-vjetori i pavarësisë të festohet si anëtar i BE-së

Më: 16 mars 2018 Në ora: 15:10
Pamje nga takimi

Ministri i Diasporës dhe Investimeve Strategjike, Dardan Gashi, po qëndron për një vizitë zyrtare në Gjermani.

Në Berlin, përpos takimeve me diasporën shqiptare, Gashi ishte i pranishëm edhe në manifestimin e 10-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, organizuar nga Ambasada e Republikës së Kosovës në Berlin. Në mesin e ministrave, sekretarëve të Shtetit dhe deputetëve të Bundestagut gjerman, në cilësinë e zv. kryeministrit të Republikës së Kosovës, Gashi ishte zyrtari i parë i Qeverisë kosovare që iu drejtua Qeverisë së re gjermane, e posaformuar nga kancelarja Angela Merkel.

“Në këtë 10-vjetor të Pavarësisë së Kosovës, në Berlin, po shpreh optimizmin që 11- vjetorin qytetarët e Republikës sonë ta presin duke lëvizur të lirë në vendet e Schengenit, ndërsa 20-vjetorin e Pavarësisë si shtet anëtar i Bashkimit Evropian”, tha Gashi në fjalimin para zyrtarëve të shtetit gjerman dhe korit diplomatik të akredituar në Berlin.

Poashtu, gjatë vizitës së tij, ai takoi edhe përfaqësuesit e komunitetit të bizneseve nga Dyseldorfi, Berlini, Ziegeni, Frankfurti, anëtarë dhe pjesë e kryesisë së Unionit të Bizneseve të Diasporës në Gjermani, afaristë të suksesshëm në fushat përkatëse, me të cilët bisedoi për mundësitë e krijuara me Ligjin e ri të investimeve strategjike për të

Ministri i Diasporës dhe Investimeve Strategjike, Dardan Gashi, do t’i vazhdojë takimet në Shtutgard, me shkollat e mësimit të gjuhës shqipe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat