“Monstrat e Athinës”, kush janë shqiptarët që përdhunuan 12 orë greken

Diaspora

“Monstrat e Athinës”, kush janë shqiptarët që përdhunuan 12 orë greken

Më: 14 mars 2018 Në ora: 22:00
Donald Meço dhe Sokol Krasniqi

Policia e Greqisë ka bërë publike fotografitë e dy personave, me etni shqiptare, të cilët për 12 orë rresht kanë përdhunuar një 45-vjeçare greke në sytë e nënës së saj në lagjen “Peristeri” në Athinë.

Në pranga kanë përfunduar Donald Meço dhe Sokol Krasniqi, të dy nga Shqipëria dhe lindur më 1990. Ndaj tyre u ngritën akuzat e grabitjes dhe të dhunës seksuale në bashkëpunim. Këto akuza janë ngritur nga Prokuroria e shtetit grek. Ata janë arrestuar më datë 11 mars 2018.

Sipas policisë helene, dy personat kanë hyrë në banesë dhe kanë lidhur të moshuarën, kurse kanë kryer veprime të turpshme duke abuzuar me 45-vjeçaren. Autorët ishin fqinj të personave që kanë pre e grabitjes dhe kishin vënë re se gratë tërhiqnin para në bankë.

Kjo ka bërë që ata të hyjnë në banesë me qëllim që ta grabisin. Ata kanë hyrë në banesë dhe fillimisht kanë bërë një kontroll. Kur nuk kanë gjetur çfarë dëshironin, dy burrat kanë kryer më pas aktivitetin e tmerrshëm dhunues seksual.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat