Tragjedi në Greqi, 21-vjeçari shqiptar përplaset për vdekje

Diaspora

Tragjedi në Greqi, 21-vjeçari shqiptar përplaset për vdekje

Më: 14 mars 2018 Në ora: 15:31
Blerim Qarri

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme, ku një shqiptar është përplasur për vdekje në Greqi.

Blerim Qarri nga Hasi, u përplas për vdekje nga një makinë në Santorini.

Ai mësohet se ishte i fejuar, ndërsa jetonte në Has me nënën dhe tre motrat, pasi babai i kishte vdekur 5 vite më parë.

Lidhur me këtë ngjarje, policia greke ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të aksidentit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat