Një flakadan i shqiptarisë në trojet e Rumanisë

Diaspora

Një flakadan i shqiptarisë në trojet e Rumanisë

Nga: Dedë Preqi Më: 13 mars 2018 Në ora: 16:46
Dedë Preqi

Baki Ymeri është njëri ndër artistët e sotëm më të mëdhenj të kulturës shqiptare në diasporë, i cili nuk lë krijues pa e vlerësuar sipas standardeve dhe vlerave letrare, prandaj ky njeri është drita jonë, zëri  i madh i diasporës letrare dhe asaj vendore. Penda e Baki Ymerit, apo siq e quajmë Bubullima e Bukureshtit, është penda më e vyeshme dhe më e gjallë, që nuk pushon me lavrimet e thella poetike, lirike dhe artistike.

Penda e këtij njeriu të madh të letrave shqipe, e përgjon dhe zbulon çdo hap të krijuesve në diasporë dhe kudo, duke i prezentuar dhe vlerësuar me syrin e kritikës dhe ngjyrën e estetikës artistike. Gjithçka që do të shkruajmë për B. Y. është aq pak, sa që vetëm një ëndërr të tij mund ta kemi realizuar, përndryshe për ta vlerësuar dhe çmuar figurën e këtij atdhetari e letrari, duhet ta studiojmë gjatë dhe realisht, madje edhe nga një këndvështrim intelektual e nacional, që do të ishte vlera e gjithë asaj që kërkojmë për të vëzhguar më afër njeriun për të cilin flasim.

Naxhije Doçi e konsideron si krijues i përkushtimeve të mëdha, ndërsa Namik Selmani thot se B. Y. është një perandori shkronjash. Autori i mijëra shkrimeve, ky njeri nuk e ka ndërmend të lodhet, por sikur Zoti ia fal tërë atë energji dhe vullnet të mos dorëzohet kurrë, duke dhënë gjithçka nga vetja, për të zbuluar dhe joshur shumë e shumë penda të reja, si edhe njerëz të vullnetit të mirë.

I uroj shëndet në ecuritë e mëtejme të zhvillimit dhe internacionalizmit të letrave shqipe nga njerëzit e mëdhenj të kombit, krahu i të cilëve është edhe B. Y. me pendën e vyer dhe të shkëlqyer në të përditshmet  e mediave të sotme. Bashkatdhetarët tanë dinë ta çmojmë ndershmërinë e tij morale dhe atdhetare! E falënderoj edhe për këtë dërgesë të pasurisë kombëtare (Naço, Asdreni etj.), e cila po i bën tërmet mendjes sonë, ndaj duhet të jemi të zotët t'ua kthejmë, së paku një cikël përkujtimi dhe nderimi këtyre kolosave që na dhanë dinjitetin dhe i dhanë frymë shpirtit e kulturës kombëtare.

Skënder Zogaj i shpreh njëmijë falënderime publike për punën e tij të mbarë  e të çmuar në shërbim të lexuesve dhe komunitetit: ”Duke i falënderuar poetit,  përkthyesit, kritikut dhe publicistit me formim të lartë intelektual, shumë nga krijuesit shqiptarë dhe krijimet e tyre po arrijnë të komunikojnë me lexuesit rumunë.

Kjo është një shërbesë e tejçmueshme prandaj, le t? më lejohet që publikisht të shpreh mirënjohjen më të thellë për Baki Ymerin, që është njëri ndër të rrallët, apo fill i vetëm, për afirmimin e veprave dhe autorëve shqiptarë, ka bërë punë më shumë se të gjitha shoqatat e shkrimtarëve dhe të përkthyesve, botuesit dhe institucionet e tjera të artit dhe letërsisë në dy shtetet shqiptare!

Baki Ymeri si Rilindasit dikurë, edhe bukën e gojës së vet është duke e dhënë për t’u dhënë dritë vlerave shpirtërore të kombit, prandaj, Prishtina, Tirana dhe Shkupi zyrtar ia kanë borxh shpërblimin këtij Prometheu!” Skënder Raufi thot: “Një zë tringëllimtar, një energji vullkanike, një njeri i mishëruar me fatin e shqiptarëve kudo që janë. Ky është Baki Ymeri, një flakadan i shqiptarisë në trojet e Rumanisë! Qoftë i bekuar misioni i tij patriotik!”         

Xhemal Selmani: „Edhe pse shumë vonë e kam njohur këtë njeri me vlera të mëdha patriotike e kombëtare, njeriu i cili me përkushtim të madh afirmoi kombin shqiptar dhe kulturën tonë, ende nuk është vonë të njihet dhe vlerësohet ky vigan i  çështjes shqiptare atje larg, në Bukureshtin e rilindësve tanë. Qoftë jetëgjatë Bakiu!”   

Pëllumb Ahmeti: „Pena e mjeshtrit të fjalës shëndrit edhe në fushën e kritikës letrare. Me mjeshtrinë e fjalës së bukur, dhe me përkushtim pas një misioni madhështor të përhapjes së kulturës sonë në botë, Baki Ymeri e ringjall fuqishëm idenë e afirmimit të vlerave shqiptare në gjuhë të huaja.” Vullnet Mato: „Poet i shquar shqiptar, patriot i flaktë dhe organizator i Bashkësisë Kulturore të Shqiptarëve të Rumanisë.

Dashamir dhe vlerësues i lirikës së poetëve shqiptarë nga të gjitha trojet etnike dhe të krejt diasporës. Bakiu meriton nderimet më të larta nga të gjithë ne. Poezitë e tij shquhen për artin e tij origjinal dhe dashurinë ndaj atdheut tonë të perbashkët. Në poezitë që publikon ky poet i shquar, ështe derdhur me mjeshtëri artistike historia shqiptare dhe përpjekjet shumëvjeçare që kanë bërë patriotët e kolonisë shqiptare të Rumanise për të zgjuar ndërgjegjen tonë kombëtare gjatë dy shekujve të fundit. I uroj frymëzim e mbarësi të mëtejshme, për publikimet që u bën figurave njohura të letërsisë shqipe.”

Mevlyde Mezini Saraçi: „Baki Ymeri është ambasadori mbarëshqiptar që krijon, kultivon, nderon dhe afirmon kulturën e letërsinë shqiptare në botë.” Skënder Zogaj, në kuadrin e një komenti thekson: „Miku im, ti e meriton që për ty me shkrep pushkën si dikurë burrat e motit që kanë bërë për miq e shokë. Ka ardhur koha që në vend të pushkës të shkrepim me Like, sidomos për ty që ke bërë aq shumë për shumë krijues letrarë! Baki i dashur, ti ke bërë aq shumë për shqiptarizmin e pastër, duke shkrirë jetën dhe duke dhënë gjithçka për të përhapur dritën e mendjes e të kombit. Ti je shqiptari i parë në historinë tonë të vrrullshme që ke krijuar një vepër gjeniale, duke e afirmuar Kosovën letrare, historike dhe politike në gjuhën rumune. Qoftë i bekuar mundi yt dhe i shokëve tu që dinë t’i vlerësojnë mendjet e ndritura të kombit!” Vlerësimet respektive i përkasin periudhës Janar-Mars 2018. Pasojnë konsiderata tjera të larta nga Dan Musliu, Shefqet Dibrani, Arif Molliqi, Violeta Allmuça, Luz Thaqi, Riza Sheqiri, Xhemile Aliu, Jeton Kelmendi, Xhafer Leci, Elhame Gjyrevci, Bilall Maliqi, Haki Latifi, Mira Korance, Eduard Dilo, Marika Llufi Rizja, Alush Kamberi, Drita Islami, Demir Reshiti, Mazllum Saneja, Dedë Preqi, Drita Nikoliqi Binaj, Rexhep Rifati, Mimoza Çobo, Sefedin Xhafolli, Liman Zogaj, Xhuli Spahiu, Vebi Voka, Ana Hoxha, Daut Maliqi etj.  

Po ia japim përsëri fjalën Skënder Zogajt: „Baki Ymeri, trashëgimtari më i denjë i traditës së Rilindjes sonë Kombëtare dhe  atdhetar i devotshëm, kontributi i të cilit është padyshim i pazëvendësueshëm. Në mënyrë të vecantë do të theksoj përkushtimin e tij që po e ruan flakën e traditës së rilindasve shqiptarë të Rumanisë, prej nga zëri i tij vazhdimish po jehon i fuqishëm duke dhënë kushtrimin për ruajtjen e vlerave kombëtare dhe duke tërhequr vërejtjen për rrezikun e madh që mund të na pllakosën, nëse shqiptarët e harrojnë amanetin e të parëve dhe heqin dorë nga vlerat e dëshmuara.              

Theksova Baki Ymerin me dëshirën që në shembullin e tij të gjinden personalitete shqiptare kudo nëpër vendet e botës ku ka frekuentim më të madh të diasporës shqiptare, sepse çdo boshllëk i lënë në këtë drejtim, do të synohet të zihet dhe të keqpërdoret nga antishqiptarët, që nuk janë pak. Me ndjenjat më të larta të bësimit ne Zot dhe në Njeriun e gjakut tim, pranoni përshëndetjet e mia më të sinqerta dhe më të përzemërta!”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat