Tragjedia në Itali, shqiptari u mbyt në kanal sepse po ikte nga qentë

Diaspora

Tragjedia në Itali, shqiptari u mbyt në kanal sepse po ikte nga qentë

Më: 12 mars 2018 Në ora: 11:12
ilustrim

Sqarohet shkaku i fatkeqësisë së vdekjes së shqiptarit në kanalin Vera në L’Aquila: Edmond Preka ka rënë në ujë për t’i shpëtuar sulmit të qenve.

Hetimet e para të karabinierëve po hedhin dritë mbi dinamikën e vdekjes së Edmond Prekës, muratori shqiptar 36-vjeçar që banonte në Progetto Case në Paganica dhe që u gjet i vdekur të premten pasdite i mbytur në kanalin Vera.

Burri ka rënë në ujë në përpjekje për t’u shpëtuar dy qenve të të egërsuar duke u hedhur në ujë. Në vrap e sipër ai është rrëzuar dhe ka vrarë kokën.

Edhe pse ishte një notar i mirë dhe kanali kishte vetëm gjysëm metri ujë, ai ka humbur vetëdijen dhe nuk ka mundur të shpëtojë veten. Ky është varianti më i mundshëm i rindërtuar i tragjedisë.

Shqiptari ka lënë të ve gruan e tij dhe dy fëmijë 7 dhe 4 vjeç.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat