Digjet autobusi me mërgimtarë nga Kosova, ka të lënduar

Diaspora

Digjet autobusi me mërgimtarë nga Kosova, ka të lënduar

Më: 4 mars 2018 Në ora: 12:47
ilustrim

Rreth 29 mërgimtar pasditen e djeshme kishin marrë rrugë nga Gjermania për të ardhur për vizitë në Kosovë. Por gjatë rrugës atyre iu dolën disa probleme. Një shkëndijë brenda autobusit bëri që i gjithë autobusi të kaplohej nga flakët. Sipas udhëtarëve, ka të lënduar Ngjarja ndodhi në orën 03 të mesnatës në kufi në mes të Kroacisë dhe Serbisë. Udhëtarët për momentin janë duke qëndruar në ambientet e Kryqit të Kuq në Kroaci.

Një shkëndijë e vogël ka bërë që autobusi i kompanisë ‘DevaTours’, nga Gjakova të kaplohet nga flakët mesnatë e ditës së diel në kufirin në mes të Kroacisë dhe Serbisë. Brenda autobusit në momentin kritik ishin afro 30 udhëtarë që kishin marrë rrugë nga Gjermania për të ardhur në Kosovë. Nga paniku për të dal nga autobusi janë lënduar disa persona. Kështu i ka thënë Expressit një nga personat që ishte në autobus.

 “Është lënduar shoferi, ai ka dashtë me e thyer dritaren për të dal ne nga autobusi. Ka edhe udhëtarë të tjerë të lënduar. Për momentin jemi duke qëndruar në ambientet e kryqit te kuq këtu në Kroaci”, ka thënë një udhëtar i cili ishte nisur nga Gjermania për në Kosovë.

Tutje nga flakët dhe prishja e autobusit të gjithë udhëtarët kanë kaluar natën në Kroaci. Ata janë strehuar nga Kryqi i Kuq.

“Ka pas një problem. Jemi duke u marrë me to. Një shkëndije ka bërë që autobusi të kaplohet nga flakët. Udhëtarët janë tu qëndrua në një hotel.  29 udhëtar kanë qenë në autobus. Shumë shpejtë autobusi tjetër do t’i marrë ata”, ka thënë një nga përgjegjësit e kompanisë të dielën për Express.

 E ndërkohë sipas udhëtarëve nga kjo punë ka të lënduar. Ata thonë se të gjitha valigjet e tyre kanë mbetur brenda autobusit dhe janë djegur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat