Forca e diasporës së Kosovës

Diaspora

Forca e diasporës së Kosovës

Nga: Ganimete Bajraktari Më: 24 shkurt 2018 Në ora: 08:00
Kopertina

Duke marrë për bazë, se diaspora Kosovare vepron në anën perëndimore të Globit, ne do të sjellim frymën integruese në rrafshin politik dhe ekonomik.
Duke e marrë për bazë pozitën gjeografike dhe të kaluarën historike të Kosovës, ne do të sjellim frymën e bashkëpunimit rajonal. Më Shtetin amë Shqipërinë, do të ndërtojmë rrugëtim të përbashkët.Ky rrugëtim nënkupton treg të përbashkët, arsim, kulturë, diplomaci (në nivel ministrie), përfaqësi diplomatike të përbashkëta. Ky bashkëpunim do të rritë fuqinë tonë, duke u interesuar për Shqiptarët në Maqedoni, Preshevë, Mal të zi dhe Greqi, me një dhe të vetmin qëllim integrimi në BE! Duke marrë për bazë çështje e hapur më shtetin Serb, pas një konflikti një shekullor, pas një lufte të përgjakshme, detyrohemi të kërkojmë zgjedhje. Këto zgjedhje u kërkuan për dy dekada, më ndërmjetësim të faktorit ndërkombëtar. Zgjedhja dukët e largët. Ne do të ofrojmë zgjedhjen në dy rrafshe, në rrafshin Politik dhe Juridik!

Insistimin e palës Serbe rreth Kosovës, duke u mbështetur në okupimin njëqindvjeçar të Kosovës, ne do të hapim temën në tavolinën e bisedimeve për dëbimin, asimilimin e 700.000 Shqiptarëve në rajonin e Toplicës! Për këtë posedojmë të gjitha dokumentet, me prova të pakontestueshme që sollën një situatë të tillë. Për këtë kemi përkrahjen e qendrave të vendosjes.
Do të jetë vështirë në fillim, por marrëveshja në mes Shqiptareve dhe Serbëve do të arrihet, me integrim në BE, pa ngarkesë nga e kaluara! Kosova është subjekt ndërkombëtar më të drejta dhe detyrime, më Sovranitet të ndërtuar, me njohje prej pjesës më të madhe të Shteteve anëtare të OKB-ës. Angazhimi ynë do të afrohet në Istancat ndërkombëtare, duke marrë detyrime dhe duke krijuar kulturë të pergjegjësisë Shtetërore. Ne do të sjellim Kosovën në të gjitha forumet ndërkombëtare. Për këtë kemi përkrahjen, përvojën... Kjo arrihet me angazhimin e mërgatës së dëshmuar!

FORCA E DIASPORËS KOSOVARE

Në aspektin historik, burimin e ka në aktivitetin një shekullor të mërgatës për Liri dhe bashkim kombëtar! Burimin e energjisë e gjen te nëna Shqiptare, e cila për një shekull lindi dhe frymëzoi djemtë dhe vajzat, kudo që ishin, me dashuri për Atdheun. Energjinë e gjejmë të ata që për një shekull i bënin rojë Atdheut,  edhe atëherë kur Atdheu rrezikohej të ç'bëhej! Forcën e gjënë të njeriu i rëndomtë, për lirinë dhe guximin qytetar. Aty ku njeriu ndjehet rob, nuk ka shtet. Aty ku mungon demokracia, nuk ka liri kombëtare. Ne e mbështesim forcën tonë te qytetari i Kosovës. Për ne qytetar i lirë, nënkupton Atdheun e lirë! Forcën tonë e mbështesim te bujku Kosovar. Një shekull organizim, një shekull lobim, një shekull Luftë! Tërë këtë organizim e bënin për të shijuar atë tokë. Fermeri Kosovar të shijojë prodhimtarinë e tokës së tij. Forca e Diasporës, dijen e mbështet në shkollën e Atdheut. Do të çveshim deri në rrënjë shkollën e të mësuarit sllav. Do të lëvrojmë dhe mësojmë edhe nga përvojat e shteteve të civilizuara perëndimore.

Forca e Diasporës do të luftojë fenomenin e krijuar të ikjes nga përgjegjësia. Nuk ekzistojnë privilegje nëse nuk merret përgjegjësia. Një fenomen i tillë gjithmonë dhe gjithherë, në çdo vend është krim!
Do të përjetojmë dhe menaxhojmë në çdo hap përgjegjësinë. Këtu fillon zhvillimi i Atdheut dhe këtu Kosovarët behën zot të Atdheut!  Forca e Diasporës, solli dhe sjell në Atdhe Investime. Në konsiderojmë Investim çdo cent, që rrjedh në Kosovë. Nuk munguan asnjëherë investimet. Gjithmonë dhe gjithherë ka munguar menaxhimi i mirëfilltë, prandaj është koha që këto dukuri të shëmtuara dhe denigruese për kombin të vihen në binar! Nuk duhet shumë kohë që të vihet rregulli! Nuk duhet shumë kohë që të funksionon shteti, duhet vetëm vullnet dhe punë. Ne si mërgatë, jemi të gatshëm t'i dalim në ballë kësaj sfide, e cila kërkon sistemim të ri të funksionimit të shtetit për mirëqenien e qytetareve të Kosovës! Në do të krijojmë kulturën e menaxhimit, ne dimë dhe mundemi...

FORCA E DIASPORËS KOSOVARE

Nisë rrugëtimin e vetë politik si nevojë dhe domosdoshmëri e kohës, për të dhënë ofertën e shpresës për Atdheun, që përjeton ngecje në çdo sferë të jetës!
Këto ngecje rrjedhin si rezultat i robërisë dhe pasojave të luftës. Këto ngecje rrjedhin si rezultat i mosdijes! Në këtë rrugëtim politikë, diaspora nuk niset vetëm! Këtë rrugëtim e fillon më një përvojë të mbledhur, në vendet ku jetojnë. Me përkrahjen e miqve, që ndanë të mirën dhe të keqën më ne. Në këtë rrugëtim politik, bashkohen fëmijët e mërgimtarëve, që u shkolluan, studiojnë, punojnë dhe dëshmojnë aftësi të mëdha. Në këtë rrugëtim nisemi më kërkesën e atyre që na presin në Atdhe. Në pritje janë Intelektualët e gjeneratës se re, gjeneratë kjo që nuk gjënë hapësirë për veprim. Gjeneratë kjo që u shkollua brenda dhe jashtë.  Në këtë rrugëtim forca e diasporës niset, për të ndërtuar një shkollë të re, një filosofi të re, të menduarit dhe të vepruarit politik. Në këtë rrugëtim forca e diasporës nisët për të ndërtuar shkollë të specializuar për Kosovarët, shkollë kjo që do të ndalë eksodin e Kosovarëve, por do të rritë kërkesën e Evropianeve për kuadrot që do të nxjerrë kjo shkollë. Forca e diasporës Kosovare, nisë rrugëtimin e vetë drejtë Atdheut, për të kthye dinjitetin e lëkundur të Kosovarëve. Në kemi forcën dhe potencialin intelektual, dijen, tregun, fuqinë ekonomike, përkrahjen diplomatike dhe Lobin...

FORCA E DIASPORËS KOSOVARE

Fillon me hartimin e elaboratit që ofron zgjedhje për kaosin politik, ekonomik, kulturor, nëpër të cilën kalon Atdheu ynë Kosova! Nëse merret për bazë kriza politike, në të cilën kalon Kosova, Parlamenti i Kosovës të ndërtoje politikat emergjente, që zbatohen në rrethanat e krizës! Qeveria të udhëzojë më vendim të prerë: Zvogëlimin e pagave për të gjithë bartësit e Institucioneve,duke filluar nga deputeti, presidenti, kryeministri, ministrat, zv/ministrat, drejtoritë e ndryshme të departamenteve, reduktimin e panevojshëm të përdorimit të automjeteve zyrtare dhe shpenzimeve të funksionarëve shtetëror! Reduktimin e panevojshëm të udhëtimeve zyrtare jashtë vendit. Reduktimin e ministrive dhe shkrirjen e disa ministrive në departamente! Reduktimin e stafit diplomatik në minimum! Duke marrë për bazë ngecjen e njohjeve, që përjeton Kosova që nga viti 2013, të angazhohen më autorizime të Shtetit të Kosovës mërgimtarët (të cilët janë të njohur për Institucionet e Kosovës) dhe Lobistët që vepruan në atë kohë. Ky angazhim do të sillte njohje të reja. Duke marrë për bazë ngecjen e Investimeve, të angazhohen më autorizim shtetëror mërgimtarët dhe Lobistë në fushën e investimeve (të cilët janë të njohur për Institucionet e Kosovës).

Institucionit e Kosovës të kërkojnë falje për sjellje jokorrekte me Konzernet e fuqishme EU, të cilat u keqpërdorën nga ata të cilët në fakt është dashur të menaxhojnë që ato mjete të shkojnë në vendin për ku janë drejtuar! Mjetet nuk dihet ku kanë përfunduar, prandaj duhet të kërkohet falje publike, dhe keqpërdoruesit e atyre mjeteve të përgjigjen para drejtësisë. Duke marrë për bazë bllokimin e lëvizjes se lirë të qytetarëve (liberalizimin e vizave), institucionet e Kosovës duhet të fillojnë të sillen në përputhje me rregullat e Bashkësisë Ekonomike Evropiane. Njëra ndër rregullat është favorizimi i investitorëve të UE. Duke marrë për bazë,korrupsionin, krimin Ekonomik, bartësit e tyre janë të njohur për Institucionet Kosovare dhe për bashkësinë ndërkombëtare, të fillojë ndjekja e tyre si që është rasti në vendet tjera të Ballkanit! Forca e diasporës Kosovare, si gjithherë është e gatshme të ofrojë tërë potencialin e vet, kur cënohet Interesi i Atdheut.

FORCA E DIASPORËS – SHPËTIMTARE E ATDHEUT

Bashkatdhetarët e mij të ç muar! Ju atdhetarë që për decenje me rradhë, tërë potencialinë tuaj e dhatë për të mirën e atdheut, ju lobistë dhe lobiste, që nuk mbetët derë pa trokitur për hallin e atdheut, ju intelektualë mërgimtarë që arritët të dëshmoheni në dheun e huaj, ju afaristë që korrët suksese të mëdha në tregun e huaj... Atdheu ynë po duket së ka nevojë për dijën tonë. Ka nevojë për menaxhimin tonë. Ka nevojë për një filozofi të re politike. Këtë filozofi jemi në gjendje, vetëm ne ta afrojmë! Në Kosovë spektri politik, në vend të përafrimit, po përjeton çthurrje. Në vend të kapërcimit të pengesave, po përjeton ngecje. Kjo ndodh për arsye të përafrimeve të panatyrshme. Forca e diasporës ka mundesi dhe kapacitet të behët shërbetor politik në Kosovë. Këtë shërbim, arrijnë të afrojnë, nëse bëhen bashkë ata që kanë mendime, orientime përafërsisht të njejta. Këtë shërbim do të demtonin të gjitha ata që tentojnë të afrohen me orientime të ndryshme.

Diaspora Kosovare është numerikisht e madhe. Është vështirë, për mos më thënë e pamundshme për t’i afruar të gjithë brënda një kulmi. Diaspora Kosovare duhet të mos bëhët patericë e një partie politike. Të gjithë mërgimtarët që deshirojnë angazhim politik në Kosovë, duhet të afrojnë ofertat e tyre të pavarura nga partitë politike në Kosovë. Forca e diasporës, legjimitetin duhet të kërkojë nga qytetetarët e Kosovës. Në organizimin e forcës/forcave të diasporës, në asnjë rrethanë nuk duhen të kënë gisht përfaqësitë diplomatike/konsullore të Kosovës, për shkak se keto përfaqësi janë nën ndikim partiak. Forca/forcat e diasporës duhet të afrojnë program dhe nëse ai apo ato program programe arrijnë të bindin mërgimtarët, atëherë hapët rruga për afrimin e klubeve, shoqatave për bashkrëndim dhe bashkëveprim. Forca dhe forcat e diasporës duhet të afrojnë program të shekullit XXI-të, të liruar prej folklorit dhe mentalitetit ballkanik. Këtë iniciativë duhet ndërmarrë me qëllim të afrimit të Kosovës në tregun europian, më qëllim të afrimit me politikën progresive globale dhe rritjen e frymës së luhatur Amerikane në Kosovë! Të vetmuar, pa marrë parasysh potencialin intelektual, bagazhin lobues dhe aktivitetin patriotik, asnjëri nga ne nuk arrin të dëshmohet. Të bashkuar në disa tabore, me qëllime të mira, jemi në gjëndje të bëjmë shumë! Qoftë e bekuar mërgata jonë!

DIASPORA KOSOVARE LARG MANIPULIMEVE DHE LOJËS PËR PUSHTET TË SUBJEKTEVE POLITIKE!

Gjatë qëndrimit tim në Kosovë dhe takimet më spektrin politik, mora me vete më zhgënjimin dhe rritjen e mosbesimit, pothuajse në të gjitha forcat politike. Në këto takime isha e shoqëruar, me mërgimtare/ë nga SHBA-së, Australisë, Zelandës së re, Argjentinës, Evropës... në këto takime shoqërohesha me lobistët, që bënë dhe bëjnë shumë për çështjen e Kosovës. Këta miq Amerikanë dhe Evropianë, të cilët e kanë hisen e tyre për Lirinë e Kosovës, këta miq po përjetonin zhgënjimin, kur kjo Liri nuk po rrezaton në përmasa të cilat duhej të rrezatonte. Zhgënjimi i tyre ishte i thellë sepse në çdo hap. Subjektet politike shikojnë vetëm interesin e ca individëve të cilët i kanë themeluar këto subjekte politike, dhe asgjë tjetër! Në Kosovë, po gërryen korrupsioni, po rritët krimi, po përjetohet mosfunksionimi i Shtetit, sistemi i drejtësisë po degradohet!

Të gjitha këto përshtypje i dëgjuam prej qytetarëve dhe prej politikanëve Kosovarë! Asnjë parti politike nuk ka koncept për të ndërtuar dhe të standardizuar, që do të mundësonte lëvizjen në drejtim të funksionalizimit të shtetit. Të gjitha partitë kanë një synim: Arritjen në pushtet, kërkesat e tyre ishin të ndihmojmë, në mënyrë që ata të marrin pushtetin. Afrimi në majën e pushtetit pa asnjë koncept apo program të qartë cilësor! Diaspora Kosovare, nëse e shohin të arsyeshme, të afrohen përmes ofertës së tyre te qytetari i Kosovës, atëherë le të ndërtojnë konceptin, programin, vizionin e shpëtimit të Kosovës. Ne jemi të gatshëm t'i dalim ballë kësaj sfide! Ndryshe, në heshtje, por heshtje të frikshme, jemi duke i humbur miqtë dijeni! Diaspora nuk ka nevojë të rreshtohet në këto forca shkatërruese, pa plan dhe program të qartë, të cilat e sollën Kosovën në këtë mjerim social dhe Institucional.

FORCA E DIASPORËS PO PËRGATITET PËR KTHIMIN E MADH NË SKENËN POLITIKE KOSOVARE

Atdheun nuk do ta lëmë në duart e atyre që ditë dhe natë punojnë për ç'bërjen e shtetit, që më aq mundime e arritëm (listës serbe)! Atdheun nuk do ta lëmë në duart e atyre që për pushtët dhe për privilegje të turpit, bëjnë marrëveshje me rrënuesit e Shtetit (PDK, AAK, NISMA, AKR)! Atdheun nuk do ta lëmë në duart e atyre,që për poste dhe kolltuk, dërgojnë Atdheun në rrezik të shthurrjes (VV, LDK)! Atdheun nuk do ta lëmë në duart e atyre që për vete sigurojnë të ardhura dhe luks të nivelit të sheikëve të Dubait, ndërkohë që populli jeton në kushtet e jetesës se Afrikës! Nuk do ta lëmë Atdheun në duart e deputetëve dhe ministrave, që sigurojnë të ardhura 2.000 euro në muaj, kur populli jeton më 2 Euro në ditë! Ne do të kthejmë të ardhurat e deputetëve dhe ministrave në nivelin mesatares Kosovare (500 Euro në muaj)! Ne nuk do ta lëmë Atdheun në duart e atyre që për çdo ditë, po e varfërojnë Kosovën, duke e shitë edhe dheun nën këmbë të grabitqarët e Lindjes! Ne nuk do ta lëmë Atdheun në duart e atyre që demoralizojnë Kosovën, përmes krimit, korrupsionit, përmes zbrazjes së Kosovës! Diaspora Kosovare po kthehet përmes Lëvizjes së sajë të fuqishme. Po kthehet me shpresën dhe vullnetin në Atdheun tonë. Diaspora kërkon aleancë vetëm me qytetarin e Kosovës. Diaspora nuk premton, por gjithmonë dhe gjithherë vepron!

SHOQATA "JETA BURON" ARRIN MARRËVESHJE BASHKPUNIMI ME KOMUNËN E RAHOVECIT

Duke u bazuar në aktivitetin disa vjeçar në Fshatrat e e anës së Drinit, ku rol prioritar kishin projektet që synonin avancimin gjinor dhe qëllimin për aftësim profesional të femrës. Këto projekte, përpos përkrahjes morale dhe afrimit të disa organizatave joqeveritare, nuk gëzonin përkrahje institucionale. Shoqata "Jeta buron" në bahkëpunim më Shoqatën Austriake "Gratë ndihmojnë Gratë" nga St.Pöllten, brenda dy viteve organizuan kurse të rrobaqepsisë, duke ofruar përgaditje profesionale dhe potencial për tregun e punës. Gjatë ditëve të qëndrimit tim në Kosovë, duke iu falënderuar stafit drejtues të Komunës së Rahovecit, veçanërisht kryetarit të Komunës Smajl Latifit, u arrit marrëveshja për bashkëpunim, në mënyrë që të vazhdohet më jetësimin e projekteve të rradhës në tri fshatra të kësaj komune. Falënderojmë qëndrimin korrekt dhe të përgjegjshëm të Kryetarit, kur është në pyetje gjinia femërore. Për një filozofi të tillë të menaxhimit kanë nevojë edhe Komunat tjera në Kosovë! Pas çertifikimit të 40 femrave në javën e kaluar, të cilat ndoqën kursin gjashtëmujor, tani fillohet me grupet tjera. Ju deshirojmë suksese dhë punë të mbarë!

TAKIM PUNE MË QËLLIM BASHKËPUNIMI ME KRYETARIN E KOMUNËS, SMAJL LATIFI!

Si drejtues e Shoqatës "Jeta buron", kisha nderin të pritem nga Kryetari Smajl Latifi. Me këtë rast, shpreh falënderim dhe respekt për bashkëpunimin e afruar.
Gjatë këtij takimi njoftova Kryetarin me projektet e realizuara brenda këtyre dy viteve në Komunën e Rahovecit, ku gratë dhe vajzat e anës së Drinit, përfunduan me sukses kurset e rrobaqepsisë. Gjatë qëndrimit tim në Kosovë, do të marr pjesë në çertifikimin e 40 kursisteve, të cilat me sukses përfunduen kursin 6 mujorë të rrobaqepësisë. Duke iu falënderuar Shoqatës Austriake nga St.Pöllten" Gratë ndihmojnë Gratë", do të fillojmë me Projektin e rradhës, të shpërndarë në tri qendra trajnimi më 120 gra dhe vajza, të cilat do të ndjekin kurset e rrobaqëpësisë për 6 muajt e ardhshëm. Ftoj të gjithë bashkatdhetarët e vullnetit të mirë për bashkëpunim. Të iniciojmë projekte të vogla për këto femra, që janë në gjendje të bejnë punë të mëdha. Shfrytëzoni kontaktet tuaja në vendet ku jetoni! Nuk është e thënë vetëm për kurset e rrobaqepsisë. Të shpërndahemi në tërë Kosovën! Femra kosovare ishte dhe mbetet Heroinë e Kombit. Të ndihmohet nëna, motra, bija, është krenari!

PËR ATA QË JETËN E MARRIN SI LOJË

Për të njohur të tjerët, së pari duhët të njohim veten tonë. Kush jemi! Cili është misioni jonë në këtë teatër që quhet jetë! Nëse mendojmë se kemi arritur në atë fazë që të vlerësojmë të tjerët, a kemi arritur të vlersojmë veten tonë? Në jemi epiqendra, në jemi Alfa-Omega? Përmes vlerësimit që i bejmë vetes sonë, ne arrijmë të nxjerrim emruesin e përbashkët të enigmës së quajtur jetë! Në këtë Teatër të jetës, ne detyrohemi të behemi aktorë në aktet tragjike dhe komike Në kushtëzohemi të behemi spektatorë në Binën e madhe, në të shumtën e rasteve, pa dëshirën tonë. Vetëm ata/ato që arrijnë të kuptojnë në mënyrë të drejtë qëllimin e prezencës në Universin e pafund, do të kënë të lehtë udhetimin në zik-zaqët e jetës. Puna e parë është të vejmë nën kontroll UNIN tonë. Ata që nuk lëndojnë të tjerët, kanë arritë të kuptojnë harmoninë e jetës. Qetësia shpirtërore është kulmi i barazpeshës së jetës. Duke ju dëshiruar udhëtim të rehatshëm në rrugën e mbetur në rrugëtimin e jetës, ju dëshiroj një fillim viti të mbarë në 2018-të!

DIASPORA KOSOVARE DUHET TË PËRFSHIHET NË DIALOGUN KOSOVË-SERBI!

Diaspora Kosovare ka potencial njerëzor dhe kualitet të fuqishëm reprezentativ. Prezenca e Diasporës Kosovare do të dëshmonte një kulturë tjetër të dialogut, që nuk ngushtohet në mentalitetin e mykur ballkanik. Klasa Politike Kosovare, përkundër vullnetit dhe gatishmërisë për t’u konfrontuar më palën Serbe, vërehet se i mungon përgatitja për konfrontim intelektual dhe strategjik! Pala Kosovare, me institucione të ndërtuara në pazare politike, duke mos konsultuar Akademinë e Shkencave dhe Arteve për çështje të mëdha, që lidhen me interesin afatgjatë Kombëtar, po rrezikon të lëndojë deri në bërthamë rrugëtimin e Kosovës. Diaspora Kosovare ka zinxhirin e lidhur në nivel të Lobimit. Si rezultat i kësaj lidhjeje, Kosova përjetoi shumë njohje. Në momentin e mospërfshirjes së Diasporës u ndalën njohjet dhe interesi karshi Kosovës filloi të zbehet! Është kohë e fundit, që Qeveria e Kosovës të emërojë në Grupin negociatorë Intelektualë nga Diaspora, pse jo edhe drejtuesi të jetë nga Diaspora. Nëse dëshirohet që SHBA-së të jenë pjesëmarrës në dialog, kjo do të nënkuptonte që ekspertet nga Diaspora do të duhej të drejtonin këtë dialog! Me ekspertët Kosovarë, çdo kombinim do të ishte i varfër, rezultatet mbesin të ngjashme me këtë që kemi. Angazhimi i ekspertëve të Diasporës do të ndryshonte në tërësi formën dhe agjendën. Është koha që Qeveria e Kosovës të reflektojë. Angazhimi i SHBA-së dhe ekspertëve nga Diaspora është shpëtimi i Kosovës.

TAKIM PUNE ME AMBASADORIN WALKER NË PRISHTINË!

Diaspora Kosovare, me përkrahjen e sinqertë të Ambasadorit Walker nisët në projektin e madh të unifikimit të mërgatës. Ishte takim pune, në frymë profesionale dhe koordinim prej shtatë aktivistëve të shtatë shteteve, shtatë prezantime, të cilët përputheshin në tërësi. Ambasadori tregoji respekt dhe entuziazëm, duke na përgëzuar dhe inkurajuar për të vazhduar si ekip, duke nda punët dhe përgaditë një formë të re organizimit të mërgatës me qellim unifikues . Mërgata dëshiron të largohet nga organizimet, që i përkasin kohës se shkuar. Tani është kohë e veprimeve, këto veprime i bëjnë vetëm profesionistët, secili në fushën e vetë. Organizimi nuk duhet të mbetët barrë e një Individi, grupi.Ky organizim duhet të shpërndahet. Na priftë e mbara!

JETA NUK ËSHTË GJITHMONË E LEHTË!

Të nderuar miq dhe mikesha! Në keto momente u nda nga jeta në moshën 61 vjeçare daja im i vetëm, Shani Arif Morina! Përpos vëlla të nënës (dajë) e kisha edhe bashkëudhëtar dhe kujdestar në rrugën e Ilegalitetit tim. Ishte i rreshtuar në rradhët e UÇK-së, nën komandën e tij me një shpirt luftarak dhe qëndrim të një Eprori të rreptë, shpëtuan dhe korrën suksese ushtarët e tij. I jap të drejtë vetës t’u shprehë ngushllimet e mija të gjithë ishë Eprorëve, ish Ushtarëve të UÇK-së, të cilët kishin fatin të rreshtohen në krahun e Shani Arif Morinës. Njëherit ngushlloj pjestarët e Shërbimit Policor të Kosovës, për humbjen e Oficerit të tyre. Qoftë i lehtë dheu i Atdheut, që aq shumë e deshti dhe luftoi për Lirinë e tij!

ME MIKEN TIME REMZIJE OSMANIN!

Të nderuar miq! Me ju po ndaj një pjesë të bisedës që kisha me këngëtaren e madhe të Estradës Shqiptare, me miken time dhe yllin adhurues të miliona Shqiptarëve, Remzije Osmanin! Remzija ndanë emocione të veçanta për Diasporën Shqiptare. Këndoi edhe atëherë kur zemrat derdhnin vetëm lot! Këndoi në ahengje, kur dasmat i bënim jashtë Atdheut. Zëri i saj solli gëzimin e munguar të Atdheut në tryezat tona!  Këndoj në kana gjegje në Kosovë, atëherë kur dhëndrri bënte dasmën përtej Oqeanit! Këndoi në koncerte humanitare, për të ofruar ndihmë për një familje me halle, për një fëmijë që kërkonte shërim...! Remzija, për mua si mike, për punën tonë si organizim humanitar, për mërgatën shpreh gatishmërinë të angazhohet në çdo iniciativë që ka për qëllim të ndihmojë rastet në nevojë. Biseduam për organizim të koncerteve me karakter humanitar. Shpresojmë shumë se në një kohë të afërt do të ndërmarrin një aksion me dedikim humanitar!...

Resmije Uka: Ganimete e dashur! Shumë të pakta janë gratë si ti! Edhe si e re dhe deri më tani, gjithnjë e më shumë bëre për çështjen e Atdheut! Të lumtë motër! Të uroj suksese dhe durim në rrugën tënde të palodhur! Vehbi Haliti: Një punëtore e shkëlqyer dhe shembull për të gjithë ne! Ganimet Bajraktari: Fuqia e Kombit arrihet përmes Përfaqësuesve që e prezantojnë. Mjerisht, Kosova ka një Staf të papërgaditur dhe shumë të dobët, të cilët vetëm po e dëmtojnë Interesin Kombetar! Ahmet Morina: Nuk është çudi që nuk mund të jemi aq të suksesshëm në shtetndërtim, ngase na ka munguar tradita në këtë drejtim. Kjo mrekulli ka ndodhur vetëm një herë në tremije vjet që të jemi shtet për vetveten!

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat