Seminari për sensibilizimin e mësimit plotësues në gjuhën në Bavari - Bota Sot
Seminari për sensibilizimin e mësimit plotësues në gjuhën në Bavari

Diaspora

E premte, 22 qershor 2018

Seminari për sensibilizimin e mësimit plotësues në gjuhën në Bavari

Nga: Fatmire Krasniqi Më: 20 shkurt 2018 Në ora: 11:31
Seminari për sensibilizimin e mësimit plotësues në gjuhën në Bavari

Më 17 shkurt 2018 në Munih të Gjermanisë u mbajt seminari njëditor për mësimin plotësues në gjuhës shqipe në Bavari. Seminari ishte rrjedhojë e seminarit rajonal, që u mbajt në vitin e kaluar në Kroaci. Në seminar ishin të pranishëm, përpos mësimdhënësve edhe: Zv. Ministri i diasporës Afrim Bekteshi; Këshilltar i Lartë Politik dhe Shef në kabinetin e Ministrit të MASHT-it, Fehmi Hysenaj; Këshilltar i Jashtëm i Ministrit- Ferim Gashi dhe Drejtori i Departamentit të Arsimit në Ministrinë e Diasporës Avdyl Lipoveci dhenga Fondacioni “Besa”: Rexhep Nikci, fond që e ka ndihmuar shkollën shqipe me mjete financiare, ku dhe është zotuar se do të jenë përkrahës së shkollës shqipe.

Ajo që i dha shpirt, seminarit ishte prania e veteranit të arsimit, prof. Hazir Mehmeti nga Austria, si dhe prof. Imer Ademi nga KAPSH Gjermani dhe i vet mësimdhënësve të Landit të Bavarisë.

Seminari kishte për qëllim sensibilizimin e mësimit plotësues në gjuhën shqipe, po ashtu edhe për shkëmbimin e përvojave të mësimdhënësve, për një mësim sa më të mirë dhe cilësor në Landin e Bavarisë.

Image

 

Seminari vazhdoi punimet e veta me këto tema:

-Zhvillimi i orës mësimore në Mësimin Plotësues në Gjuhën Shqipe ( në gjuhë e letërsi shqipe, histori, gjeografi dhe art-kulturë)

Metodologjia e mësimdhënies, në raport nxënës/e - mësimdhënës/e

Puna në grupe dhe shkëmbim përvojash të mësimdhënësve

Diskutim rreth punimeve të seminarit  (forshop)

Seminarin e Hapi kryetari i KMPGJSH-së, Mustafë Krasniqi, ndërsa e përshëndetën edhe Zv. Ministri, Bekteshi, KLPSHKM, Fehmi Hysenaj dhe Rexhep Nikci nga fondacioni “Besa”. Ndërsa Drejtori i Departamentit të Arsimit në Ministrinë e Diasporës Avdyl Lipoveci kishte temën: Njoftim mbi procesin e organizimit të mësimit plotësues në gjuhën shqip në diaspora.

 Seminari punën e vet filloi me temat profesionale rreth procesit mësimor të mësimit plotësues, nën përkujdesën e komision të zgjedhur për mbarëvajtjen punës së saj, ku ishin: Hazir Mehmeti, Imer Ademi, Anila Xhani dhe Mustafë Krasniqi, kurse e moderuan Tefik Jaha dhe Blerina Shabani.

 Temat që u zhvilluan ishin:

Prof. Hazir Mehmeti: Ora praktike mësimore në klasa heterogjene.

 Prof.Imer Ademi: Tregimi me figura.

Ferim Gashi “Trojet shqiptare dhe vështrimi hartografik”.

 Prof. Mustafë Krasniqi: Ora praktike e Klasave me grupmosha të ndryshme.

Image

Prof. Mervete IsmajIi: “Planifikimi i një ore mësimore me klase të rregullt-krahasuar me planifikimin dhe organizimin e një ore mësimore me klase te kombinuara.

 Prof. Anila Xhani dhe Prof. Xhevahire Sylejmani: Shkolla Shqipe përballe integrimit, globalizimit dhe asimilimit.

Mr.sci Blerina Shaban: Si duhet të zhvillohet një orë mësimi në lëndën e Historisë?

Prof. Fadil Lumi: Rëndësia dhe problemet mësimit plotësues.

Prof. Isuf Bytyçi: Orë mësimore në lëndën e Gjuhës Shqipe.

 Ndërsa puna në grupe ishte pjesa më atraktive e seminarit, të udhëhequr nga  Mislim Berisha.

Seminari përmbylli punimet e veta me sukses, ku përmbylljen e seminarit e bënë: Mustafë Krasniqi, zv.Ministri Afrim Bekteshi dhe veterani i arsimit, Hazir Mehmeti.

Image

 

Ndërsa për nder të dhjetëvjetorit të PAVARËSISË SË KOSOVËS dhe vitit të GJERGJ KASTRIOTIT, 550 vjetori i vdekjes së Skënderbeut, shkolla Shqipe me nxënësit dhe mësimdhënësit e saj, në nivel të Bavarisë mbajti një program artistik, me recitime këngë dhe valle shqipe, nën përkujdesjen e mësueseve: Anila Xhani, Xhevahire Sylejmani, të Blerina Shabanit dhe të Moderatorës, Lorita Ismajlit, kurse fjalën e rastit e mbajti prof. Isuf Bytyçi.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test