Shoqata-Kulturore-Sportive ”ATDHEU” në Steyr të Austrisë dhe qytetet përrreth, Manifestim solemn për 10 vjetorin e Shpalljes së Pavarësisë të Republikës së Kosovës.

Diaspora

Shoqata-Kulturore-Sportive ”ATDHEU” në Steyr të Austrisë dhe qytetet përrreth, Manifestim solemn për 10 vjetorin e Shpalljes së Pavarësisë të Republikës së Kosovës.

Nga: Miftar Zagragja Më: 20 shkurt 2018 Në ora: 10:30
Austri

Manifestim solemn për Ditën e Pavarësisë së Kosovës.

Manifestimi fillojë me intonimin e himnit kombëtar.                                                                                                                                     

Në sallën, të stërmbushur me mërgimtarë, në një sallë të stolisur me flamuje dhe piktura,kushtuar kësaj feste. 

Moderatoja zo :Emira Haliti,hapi  manifestimin, me urimin përshëndetës drejtuar të pranishmëve.Pastaje në pika të shkurtra foli mbi rëndësinë e  manifestim  me rastin e 10-vjetort të pavarësisë së Kosovës.

Si çdo vend që po përkujtohet kjo ditë madhështore  ditës se Pavarësisë së Kosovës.I përshëndeti të pranishmit dhe i urojei  bashkëatdhetarë tanë ne gjitha trevat ku jetojnë sot Shqiptaret urojme 17 shkurtit, Ditës së Pavarësisë së Kosovës.

z. Nexhip Haliti,nënkryetari i Shoqates-Kulturore-Sportive,,ATDHEU” në Steyr të Austri. I përshëndeti të pranishmit ,zonja dhe zotërinj, mirë se keni ardhur në festën e madhe, i përshëndeti të pranishmit dhe i urojei  17 shkurtit, Ditës së Pavarësisë së Kosovës. Ka folur para të pranishmëve për rëndësinë që ka kjo datë për shqiptarët. “17 shkurti i vitit 2008 shënon realizimin e aspiratës shekullore, të brezave të tërë, për të jetuar të lirë e të pavarur.

Ai shënon po kështu edhe kthesën e madhe historike, në të cilën kjo aspiratë u legjitimua si e drejtë historike dhe politike e popullit të Kosovës për shtet të pavarur e demokratik,jemi përpjekur që të jemi aktivë në jetën shoqërore, kulturore dhe sportive, kemi zhvilluar aktivitete të shumta si në veprimtaritë kulturore dhe ato sportive. Posaçërisht kemi qenë bashkë kur kemi shënuar ditët e lavdishme të historisë sonë 17 Shkurti – Dita e Pavarësisë së Kosovës dhe festat tjera me rëndësi kombëtare.

Pastaj tubimi vijoi më programin, nag Korografja: Kimete Zeka ,më një program të pasur kulturor-artistik: recitime, këngë dhe valle, me programin e u ngroh edhe më shumë atmosfera e kësaj kremteje, të cilët  u duartrokiten nga te pranishmit që paraqesin një thesar të vërtetë kulturor.Lulja e Dukagjinit  voglushja  nga Erëza Bytyqi, 17 shkurtit nga Ornela Durimi, Atedheu nga  Eleni Mekolli. Vallja e Pavarsis Grupi Valltarve, Fjalët e qiririt, një poezi Ermali,Rinori,Naili,Learta,Andrini,Doniku,Arlindi. Shqiptare jom e shqip nuk di nga Emira Salihu.

Krenarinë  ja shtua ,edhe grupi  artistik i  valltarëve ,të përgatitura nga . Mesuesja gjuhes shqipe z. Besa Morina:  më nxënësit e shkollave shqipe nga Steyr,më një program të pasur kulturor-artistik:

 Vjelja e mollave nga Valltaret. Zahir Pajaziti nga Hana Mehmeti. Melodi me Qifteli nga grupi. Shqiperin e dua me çifteli,nga voglushi Ermal Gashi dhe Vallja e Lirise nga Grupi Valltarve.

Pastaj programi vazhdoje më   këngëtarët e mirënjohur: Agim Rexhepi ,Muhamet Mekolli dhe Ahmet Zeka.
Kremtuan të gjithë së bashku dhe kjo dëshmoi se shqiptarët janë të bashkuar pasi që pati prezent nga shoqatat shqiptare nga e tërë Austria.

Këta aktivistë, bashkëatdhetarë tanë nga: Shoqata-Kulturore-Sportive,,Atdheu” në Steyr,meritojnë respekt pasi që me punën e tyre treguan se si duhe të punohet me dashur e përkushtim për nder  të festës së 17 shkurtit, Ditës së Pavarësisë së Kosovës.Salla ku u mbajt manifestimi, ishte e mbushur përplot, kishte mbi 380 bashkëatdhetarë, ku në këtë mbrëmje vërehej atmosferë gëzimi e krenarie. Organizimi i shqiptarëve është i domosdoshëm për të ruajtur gjuhën, kulturën dhe traditën shqiptare.Roli i mërgatës shqiptare për Kosovën dhe trojet shqiptare ka qenë dhe mbetet shumë i fuqishëm. Këta njerëz të vyeshëm gjithçka që kanë bërë, e kanë bërë në emër të përkushtimit për atdheun e tyre, për ta gëzuar neve këtë ditë aq te shtrenjte për shqiptarët. Urojmë që kjo ditë madhështore të jetë një dite e shenjtë  për të gjitha forcat politike  të kombit tonë, për një udhëheqje ma progresive për interesin  e kombit tonë, të bashkohen rreth çështjes kombëtare Shqiptare, të jetë mesazhi ma i mire i kësaj dite  të veçanet. Për çka e falënderojm,për këto aktivitete me vlerë, në këtë datë të veçantë të 10 vjetorit të pavarësisë së Republikës së Kosovës. 17 shkurti është ditë e madhe, urime gëzuar festën e pavarësisë së Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat