Shqiptarja rrezikoi të hidhte në erë gjithë lagjen: theu valvulat dhe vidhte gaz prej 3 vjetësh - Bota Sot
Shqiptarja rrezikoi të hidhte në erë gjithë lagjen: theu valvulat dhe vidhte gaz prej 3 vjetësh

Diaspora

E mërkurë, 15 gusht 2018

Shqiptarja rrezikoi të hidhte në erë gjithë lagjen: theu valvulat dhe vidhte gaz prej 3 vjetësh

Më: 12 shkurt 2018 Në ora: 08:53
Ilustrim

Karabinierët e rajonit të Fasano kanë proceduar në liri një grua shqiptare 39 vjeçe me iniciale S.A. sepse kishte vjedhur sasi të madhe gazi.

Pas njoftimit nga kompania e gazit, Policia italiane dhe stafi teknik i kompanisë kanë konstatuar se që nga viti 2015 e deri më sot gruaja që jetonte në varfëri në një shtëpi në qendrën historike kishte vjedhur gati 6 mijë metra kub gaz metan me një vlerë totale prej 1500 eurosh.

Nga inspektimi që u krye rezultoi se kishte thyer vulat dhe sahatin. Duhet thënë se shkatërrimi i vulave dhe valvolës së shpërndarës së gazit cenon sigurinë e sistemit, i cili nuk është më në përputhje me standardin. Kjo do të thotë rrezik për rrjedhje gazi dhe kërcënim të madh për shpërthim të tij.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test