U kapën me heroinë dhe kokainë, arrestohen 3 shqiptarë në Itali

Diaspora

U kapën me heroinë dhe kokainë, arrestohen 3 shqiptarë në Itali

Më: 10 shkurt 2018 Në ora: 06:10
Agim Proshka, Edison Proshka dhe Jurgen Verbofshi

Tre shqiptarë u arrestuan në Itali, pasi u zbuluan se ishin posedues të sasive të mëdha të kokainës dhe heroinës, si dhe armëve e municioneve.

Arrestimi i tyre u bë në Como, ndërsa në pranga kanë rënë Agim Proshka, Edison Proshka dhe Jurgen Verbofshi.

Dy prej tyre u ndaluan në dy makina të ndryshme, ku u gjetën 7 kg kokainë, 4.5 kg heroinë, dy mitralozë, një pistoletë gjysmë automatike, një revolver, ngarkues për mitralozë dhe municione për të gjitha armët e lartpërmendura.

Përveç kësaj, 5 kg kokainë dhe 550g heroinë ishin fshehur në bagazhin e Citroen C3, i cili drejtohej nga Jurgen Verbofshi.

Në total, lënda narkotike peshonte 17 kilogramë.

Duke pasur parasysh sasinë e madhe të drogës të gjetur, oficerët e zbatimit të ligjit kontrolluan shtëpinë dhe apartamentet e Agim Proshka, në Figino Serenza. Gjatë kontrollit u gjetën dy makina dhe një shumë 8,400 euro, e cila u konfiskua.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat