Masakruan shqiptarin me sharrë, 24 vjet burg për belgun dhe maqedonasin

Diaspora

Masakruan shqiptarin me sharrë, 24 vjet burg për belgun dhe maqedonasin

Më: 9 shkurt 2018 Në ora: 12:27
Xhuljano Brahimmari

24 vite burg ka qenë masa e dënimit për dy autorët e masakrimit me sharrë të studentit shqiptar në Bruksel. Xhuljano Brahimmari u masakrua në mënyrë brutale me sharrë dhe hanxhar.

Dje pasdite gjykata në Bruksel shpalli fajtor për krimin e ndodhur më qershor 2015 belgunVincent De Bruycker dhe maqedonasin Denis Nikolovska.

22-vjeçari shqiptar me origjinë nga Dukasi i Fierit ishte student në vitin e parë për Juridik dhe Kriminologji, në Koekelberg. Trupi i tij i pajetë u gjet në një valixhe sportive, pa kokë, këmbë e duar nga disa punëtorë. Hetuesit e identifikuan nga një tatuazh me një zambak dhe me inicialet e prindërve.

Të martën kanë dalë para gjykatës dy të dyshuarit kryesorë Vincent Debruycker dhe Denis Nikolovska, për të cilët tashmë ka prova të mjaftueshme sipas hetuesve belge se ata janë autoret e krimit makabër. Gjatë seancës u tha se karta SIM e telefonit të viktimës ishte aktive deri në orën 17:00, ndërsa vrasja ka ndodhur në orën 17:36 dhe telefonatat e fundit kanë qenë me dy të akuzuarit.

Mësohet se dy të akuzuarit ishin miq me viktimën. Dyshohet se Xhuliano Brahimllari, Vincent DB dhe Denis N., kanë qenë të përfshirë në një trafik kanabisi jashtë Belgjikës, por ende nuk dihet nëse vrasja ka lidhje me këtë gjë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat