Shqiptari në Australi i gjen 6250 dollarë në tren, ia kthen pronares

Diaspora

Shqiptari në Australi i gjen 6250 dollarë në tren, ia kthen pronares

Më: 5 shkurt 2018 Në ora: 22:27
Adem Gashi

Adem Gashi, shqiptari që jeton në Australi ka bërë bujë në mediat e vendit.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Gashi ka treguar se derisa ishte duke udhëtuar me tren, kishte gjetur një çantë më 6250 dollarë brenda.

“Sot ne Mengjes duke udhtuar me Tren e kam Gjetur nje Qant me $ 6250 pastaj Kam kontakruar me Televizionin channel 7 ,dhe se Bashku me ta kemi Gjetur Adresen e asaj Gruas te ciles i kishte Humbur Qanta dhe ja Kam Kthyer Qanten me gjithe Parat.
Shpresoj se te gjith njerzit duhet te bejne keshtu sepse eshte Ndjenje e mire kur Humb diqka dikush me ti sjell ne shtepi.
Shikone Videon !”, ka shkruar Gashi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat