Shqiptari gjen një çantë me 6250 dollarë në Australi, ia kthen pronares dhe bëhet lajm në një televizion të njohur

Diaspora

Shqiptari gjen një çantë me 6250 dollarë në Australi, ia kthen pronares dhe bëhet lajm në një televizion të njohur

Më: 5 shkurt 2018 Në ora: 10:19
Adem Gashi

Adem Gashi, një shqiptar i cili jeton në Australi, sot në mëngjes në trenin e Sydney ka gjetur një çantë me 6250 dollarë, të cilën ia ka kthyer pronares përmes televizionit  Channel 7.

Gashi përmes Facebook-ut ka njoftuar se pas paraqitjes së rastit, kanë gjetur adresën e gruas dhe ia ka kthyer çantën me gjithë paratë.

Ky gjest i vlerësuar si shumë human, është bërë lajm edhe në televizionit Channel 7.

‘’Sot ne Mengjes duke udhtuar me Tren e kam Gjetur nje Qant me $ 6250 pastaj Kam kontakruar me Televizionin channel 7 ,dhe se Bashku me ta kemi Gjetur Adresen e asaj Gruas te ciles i kishte Humbur Qanta dhe ja Kam Kthyer Qanten me gjithe Parat.
Shpresoj se te gjith njerzit duhet te bejne keshtu sepse eshte Ndjenje e mire kur Humb diqka dikush me ti sjell ne shtepi.’’, ishte postimi i Adem Gashit.

Shikojeni storjen televizive:

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat