Itali, shqiptari masakrohet me thikë pranë stacionit hekurudhor

Diaspora

Itali, shqiptari masakrohet me thikë pranë stacionit hekurudhor

Më: 4 shkurt 2018 Në ora: 10:22
Ilustrim

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pranë stacionit hekurudhor në Scandiano, në Rexhio Emilia.

Mësohet se një i ri shqiptar është qëlluar me thikë në mes të rrugës, duke përfunduar në gjendje të rëndë në spital.

Sipas të dhënave të policisë italiane, 22-vjeçari është qëlluar me thikë në një zënkë që kishte ndodhur në rrugë rreth orës 4:30 minuta të mëngjesit të sotëm.

Kanë qenë miqtë e shqiptarit ë cilët kanë telefonuar urgjencën që mbërriti në vendngjarje.

I riu ndodhet në gjendje të rëndë, ndërsa policia thotë se ka nisur hetimet dhe është në gjurmët e autorit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat