Vritet i riu shqiptar në Itali, grabitja nuk shkoi sipas planit të tij

Diaspora

Vritet i riu shqiptar në Itali, grabitja nuk shkoi sipas planit të tij

Më: 20 janar 2018 Në ora: 14:01
Ilustrim

Një djalë i ri shqiptar është vrarë me armë zjarri në Itali, i identifikuar si shtetasi Aurel Xhili. Sipas raportimeve të bëra nga mediat italiane, trupi i 22-vjeçarit shqiptar, i skeduar më parë nga policia, u gjet i pajetë ditën e enjte në Teverola, provincë e Caserta.

Ndërkohë, mbrëmjen e së mërkurës, një 30-vjeçar italian mbeti i plagosur gjatë grabitjes në banesën ku jetonte.

Gjatë kryerjes së hetimeve, hetuesit kanë theksuar për mediat italiane se dy ngjarjet kanë lidhje me njëra-tjetrën. Për këtë, është bërë arrestimi i një 37-vjeçari bullgar, Ivanov Hristov Tsvectomir.

Sipas një rindërtimi paraprak të ngjarjes nga policia, viktima Aurel Xhili ishte i autori i grabitjes së banesës së një çifti të ri bashkë me bullgarin. Të dy shkuan në banesën e veçuar nga të tjerat në Teverola.

Gjatë grabitjes, i zoti i banesës reagoi në një moment duke kundërshtuar autorët, gjest që solli edhe kundër-reagimin e bullgarit që nisi të qëllonte me armë zjarri. Pronari i banesës u plagos në këmbën e djathtë, ndërsa bashkëpunëtori shqiptar u vra. Dyshohet se vrasja e Xhilit nga Tsvectomir ka qenë aksidentale.

Dëshmia e personit të plagosurit ka ndihmuar hetuesit. Përveç bullgarit në pranga është vënë edhe 28-vjeçari italian Clemente Cipresso i akuzuar si personi që bënte roje teksa grabitej banesa.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat