Javët e Kulturës Shqiptare mbyllet të shtunën në Austri

Diaspora

Javët e Kulturës Shqiptare mbyllet të shtunën në Austri

Më: 7 dhjetor 2017 Në ora: 00:22
Ilustrim

Pas kompletimit të 12 ngjarjeve të ndryshme të Javëve të Kulturës Shqiptare më 2017, këto javë do të përmbyllen me një nënvizim të javëve të kulturë në një festë përmbyllëse të shtunën në Austri.

“Festa përmbyllëse do të jetë mbrëmje e veçantë për të gjithë, pasi që përfaqëson përfundimin e rreth 12 aktiviteteve të Javëve të Kulturës Shqiptare në Austri ‘17”, shkruan në njoftimin e Javët e Kulturës Shqiptare në Facebook.

“Për këtë festë do të angazhohet i gjithë ekipi i Këshillit Koordinues, shoqatave pjesëmarrëse dhe mbështetësit tanë të cilët nuk janë të pakët”.

“Përpos festimit të përfundimit të të gjitha aktiviteteve të javëve, mbrëmja do të trajtohet si lloj feste ku do të mbizotërojë muzika e gjallë shqipe, nga grupi Offchestra, grup ky i njohur veçanërisht me këndimin e këngëve të vjetra shqipe në stilin e tyre modern”

“Mysafirë nga Shqipëria e Kosova do t’i kemi edhe Flamur Lokajn dhe Genci Treni – Gega për disa këngë në fillim të koncertit.”

“Pas koncertit ERLI & ANYLA (powered by NEEDLE VINYL BAR) do ta marrin rolin e DJ-t dhe do t’ju argëtojnë deri ne orët e vona”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat