Komuna Skarbek e Brukselit, në kryeqytetin evropian e bëri inagurimin e Pllakës përkujtimore të kolonel Muharrem Bajraktarit

Diaspora

Komuna Skarbek e Brukselit, në kryeqytetin evropian e bëri inagurimin e Pllakës përkujtimore të kolonel Muharrem Bajraktarit

Nga: Ferid She Më: 24 nëntor 2017 Në ora: 23:34
Në foto politikani i njohur belg Bernard Clerfayt dhe Danije Bajraktari, e prenë shiritin e Pllakës përkujtimore për kolonel Muharrem Bajraktarin.

Politikani i njohur belg Bernard Clerfayt, sot më 24.11.2017 e mbajti fjalën e rastit me rastin e inagurimit të Pllakës përkujtimore  të kolonel Muharrem Bajraktarit, i cili prej vitit 1958 gjer 1989 ka jetuar në Bruksel.

Bernard Clerfayt kryetar i komunës Schaerbeek të Brukselit dhe deputet, në fjalimin e tij tha:" Të dashur miqët e mi shqiptarë të Skarbegut, të dashurit miqët e mi, sot   prezent këtu. Me një kënaqësi të madhe kam ardhur këtu sot në mesin tuaj, këtë pasdite për ta bërë inagurimin e Pllakës përkujtimore të kolonel Muharrem Bajraktarit. Kjo punë është bërë me inisiativën e komunitetit shqiptar të Skarbegut në shenjë përkujtimi për Muharrem Bajraktarin. Aq më tepër më ka gëzuar kjo inisiativë e cila na përkujton më shumë se asnjëherë tjetër, se si ne duhet të mbetemi të kujdesshëm, vigjilent dhe të lidhur me vlerat të cilat i ka mbrojtur kolonel Bajraktari gjatë jetës së tij, kur ai bëri rezistencë ndaj totalitarizmit dhe nacionalizmit  Hitlerian dhe komunist.

Europa e jonë është themeluar mbi bazat e po këtyre vlerave pra të lirisë dhe tolerancës, të hapjes ndaj të tjerëve. Të gjitha këto neve i gjejmë me një fjalë të vetme shqiptare, që unë kam kënaqësin t'ua përkujtoj juve sot, pra është fjala shqipe "BESA", që dmth. besnikëri ndaj gjitha detyrimeve dhe sidomos atyre detyrimeve me të cilat njeriu është i lidhur ne angazhimet e tija për demokraci dhe respekt të saj. Fjalës  Besa do t'ia bashkangjitja me po aq kënaqësi edhe fjalën  shqipe "NDERI", që don me thënë besnikëri ndaj angazhimeve të marra si qytetar çdo ditë. Edhe fjala  shqipe "BURRENIJA", d.m.th. respekt i vlerave fundamentale  në shoqëri dhe në jetë, me këto vlera morale populli shqiptar është i lidhur. Dhe duke iu falenderuar këtyre vlerave kryesore të jetës në shoqëri, populli belg  në Skarbek  i bëri mikpritje grupit të parë të mërgimtarëve shqiptarë në Belgjikë në vitin 1956. Familjet e tyre ende jetojnë në Skarbek me prioritetin e vet kryesor me u rritur dhe me jetuar për të mirën dhe paqën e të gjithë banorëve të Schaerbeekut.. Natyrisht duke vazhduar me i dashur me shumë mall malet e bukura dhe te mrekullueshme shqiptare si simbole të lirisë dhe parasegjithash si simbole të mirëbesimit në jetë." Të gjithë juve  të pranishmit rreth 150 veta ju ftoj me nje koktej që na  e ka ofruar zotriu Blerim Ndreu, pronar i kafes-taverna,, nana e të cilit ka qenë mbesa e Muharrem Bajraktarit."e perfundoi fjalen  ish ministri ne qeverine belge, Bernard Clerfayt mik i mirë i shqiptarëve. 

Tani po ia lë radhën Burim Demirit, Këshilltar Komunal në Komunën e Skarbekut, i cili do ta vendos një buqet me lule mbi Pllakën Përkujtimore të Kolonel Muharrem Bajraktarit.Shiritin e prenë kryetari i Skarbekut Bernard Clerfayt dhe mbesa e Muharrem Bajraktarit, Danije Bajraktari. Kjo  e fundit  në fund  e mbajti një fjalim të shkurtë, ku duhet veçuar se ajo në emër të komunitetit shqiptar në Belgjikë, falenderoi autoritetet komunale të Skarbekut dhe veçanrisht kryetarin Clerfayt që e mundësuan vendosjen e kësaj pllake përkujtimore në një nga rrugët më të frekuentuara të Brukselit, në Schaerbeek- Avenue Rogier- 100 metra afër stacionit të busit dhe tramit Coton.

Në Pllakën përkujtimore në gjuhën frenge është e shkruar :" Në kujtim të kolonel Muharrem Bajraktarit lindur 05.05.1894- 21.01.1989, ai ka qenë njëri nga udhëheqësit kryesor i rezistencës shqiptare gjatë Luftës së Dytë Botërore. Ai ka jetuar në teritorin e komunës së Skarbekut nga viti 1958 gjer me vdekjen e tij 21 janar 1989. Kjo Pllakë përkujtimore i dedikohet atij (M.B.) me rastin e 25 vjetorit të vdekjes së tij.".

Për lexuesit tanë të rinjë të theksojmë se  historiani Dr. Shefqet Hoxha ka shkruar dy libra : 1." Muharrem Bajraktari gjatë pushtimit italian" dhe 2. "Muharrem Bajraktari dhe misionet Britanike 1943-1944." Muharrem Bajraktari ka lindur  në fshatin Domaj- Ujëmisht (Kukës). Ai gjatë viteve 1917-1918 vazhdoi studimet ushtarake në Vjenë të Austrisë. Historiani anglez Noel Malkolm thotë:"Muharrem Bajraktari u ka rezistuar aktivisht italianëve". Qerim Lita historian pohon :"se Muharrem Bajraktari ka qenë themelues i xhandarmerisë kombëtare shqiptare." Në vitin 1946 Muharrem Bajraktari bashkë me 56 nacionalistë u arratis në Greqi e pastaj Itali, Belgjikë ku e kaloi jetën në mërgim.
Në fund fare të themi se fakti se shqiptarët në Skarbek  në zgjedhjet e vitit 2012, e zgjodhën,  zotriun Burim Hisen Demiri  shqiptarë Këshilltar komunal, në komunën e Skarbekut, dhe  bënë punë të mirë. Kështu u konkretizua dhe pasurua partneriteti belgo-shqiptar me interes reciprok.  u bënë  aktivitete të shumta që asnjëherë nuk janë mbajtur në mënyre institucionale: U majtë Konferenca shkencore shqiptaret në shekullin e XX, që u botua edhe libër ne 2000 kopje dhe falas iu dha mergimtareve, u hap shkolla plotësuese shqipe, U festua 100 vjetori i pavaresise Shqipërisë ne nivelin me te larte duplomatik,, u meremetua busti i Skenderbeut në Bruksel.dhe tani  pllaka perkujtimore per Muharrem Bajraktarin.etj.etj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat