Udhëtuan nga Igumenica në Venecia me drogë, kapen 2 korrierët shqiptarë

Diaspora

Udhëtuan nga Igumenica në Venecia me drogë, kapen 2 korrierët shqiptarë

Më: 27 shtator 2017 Në ora: 21:55
Droga

Policia financiare e portit të Venecias ka arrestuar 2 shtetas shqiptarë të moshës 34 e 42 vjeç me akuzën e trafikut ndërkombëtar të lëndës narkotike tip marijuanë,

Në makinën me të cilën ata udhëtonin janë gjetur fshehur rreth 7 kg e gjysëm marijuanë e konfeksionuar në 10 pako.

Dy shqiptarët kanë udhëtuar nga porti grek i Igumenicës drejt Venecias me tragetin e linjës. Gjatë kontrollit doganor në portin e Venecias, në makinë e tyre policia italiane ka gjetur fshehur lëndën narkotike e cila ishte e spërkatur me substancë me aromë të specit djegës e të kuq për t’i shpëtuar nuhatjes së qenve policorë

Ndaj dy shqiptarëve është lëshuar urdhëri i arrestimit e autoritetet italiane kanë nisur hetimet për gjetjen e bashkëpunëtorëve dhe destinacionit final të dorëzimit të lëndës narkotike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat