Bandat shqiptare në Londër, lidhje me baronët e Amerikës Latine

Diaspora

Bandat shqiptare në Londër, lidhje me baronët e Amerikës Latine

Më: 3 gusht 2017 Në ora: 20:37
Luan Plakiçi

Përfaqësuesit shqiptarë të botës së krimit në Britani të Madhe po rrisin së tepërmi infleuncën e tyre brenda botës së krimit të organizuar në ishull, sipas Agjencisë britanike të Luftës kundër Krimit, NCA.

Sipas kësaj agjencie, grupet kriminale shqiptare që operojnë në Britani janë të lidhura ngushtë me trafikantët e drogës në Amerikën e Jugut.

Trafikantët shqiptarë kanë vendosur lidhje të drejtëpërdrejta me furnizuesit e tyre me kokainë nga Amerika Latine. NCA është në dijeni të këtyre lidhjeve të grupeve të strukturuara kriminale shqiptare që kanë mbërritur së fundmi në ishull.

Këto grupe, sipas NCA, po e zgjerojnë rrjetin e influencës brenda botës së krimit të organizuar në Mbretërinë e Bashkuar.

Këto konkluzione të agjencisë, e njohur si FBI-ja britanike, publikohen në kohën kur shtypi vendas shkruan edhe për depërtimin e trafikantëve të seksit në Britani, të cilët reklamojnë pasuritë dhe të ardhurat e tyre kriminale në rrjetet sociale si Facebook dhe Instagram.

Tabloidët e mëdhenj britanikë si “The Sun” dhe “Daily Mail” kanë botuar foto të ndryshme shqiptarësh të dënuar që janë arrestuar pasi janë mburrur tek miqtë dhe familjarët e tyre duke hedhur në rrjetet sociale foto me dëngje parash, produkt i veprimtarisë kriminale në Britani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat