Italia dëbon 2 vëllezër shqiptarë, kishin lidhje me një terrorist nga Çeçenia

Diaspora

Italia dëbon 2 vëllezër shqiptarë, kishin lidhje me një terrorist nga Çeçenia

Më: 8 korrik 2017 Në ora: 08:39
Ilustrim

Policia e Antiterrorizmit italian ka arrestuar në qytetin e Barit një shtetas çeçen 38 vjeç me akuzën e terrorizmit ndërkombëtar. Gjithashtu dy vellëzër shqitparë e një shtetase ruse janë dëbuar nga Italia si persona të indoktrinuar nga çeçeni i arrestuar.

Hetimet kanë vërtetuar se shtetasi çeçen ka qënë pjesë e komandës xhihadiste të grupit “‘Emirato del Caucaso ” që në natën e 3-4 dhjetorit të 2014 sulmoi Selinë e shtypit në kryeqytetin çeçen Grozny ku mbetën viktima 19 persona.

Gjithashtu 8 vjeçari çeçen ka luftuar përkrah forcave të ISIS në Siri në vitet 2014 e 2015.

Identifikimi i 38 vjeçarit çeçen është bërë pas hetimeve të kryera ndaj luftëtarëve çeçenë që tranzitojnë në Itali e që janë në lidhje me grupet terroriste si në Siri ashtu dhe në vndet europiane apo në ato Kaukaze. Një informacion mjaft të rëndësishëm ndaj terroristit çeçen të arrestuar kanë dhënë shërbimet sekrete belge të cilat kanë vërtetuar se 38 vjeçari çeçen  ishte pjesë e një grupi rekrutuesish e luftëtarë të ISIS, mjaft aktiv në Belgjikë.

Opracioni i Antiterrorizmit italian ka çuar dhe në dëbimin nga territori italian për arsye sigurie kombëtare dhe të 2 vëllezërve shqiptarë 23 e 26 vjeç si dhe të një shtetase ruse 49 vjeçe.

 Dy vellezërit shqiptarë banonin në Potenza e sipas antiterrorizmit italian nën influencën e 38 vjeçarit çeçen të arrestuar, janë indoktrinuar nga propaganda xhihadiste me qëllime terroriste e përbënin një rrezik për sigurinë kombëtare.

 Ndërsa shtetasja ruse 49 vjeçe me iniciale K.M banuese në Napoli nën influencën indoktrinues të çeçenit të arrestuar ishte e gatshme të krynte vetëflijimin në idealet e ISIS.

Në operacionin e antiterrorizmit italian morën pjesë policia e qytetit të Napolit, Foxhias e Potenzës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat