Tre fëmijë kanë humbur nënë e tyre, pasi shqiptari ia vrau me thikë. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit ku dhe dëshmitarë kanë dëgjuar klithmat per ndihmë në zonën e njohur si Grac-Wetzelsdorf në Australi.
Por sipas dëshmitareve pas të bërtiturave që kanë dëgjuar vetëm pak më vonë mbizotëro qetësia.
Kjo tragjedi e rëndë ka ndihur mes një shqiptari dhe gruas së 31-vjeccare, ku në lagje i njehnin të gjithë.
Sipas mediave të zonës bashkëshorti aktual i Michaela K., ishte shqiptari me origjinë nga Kosovës Besmir K. 25 vjeç.
Ky ishte dhe autori i vrasje së nënë s së dy fëmijëve.
Por ajo që ishte më e rëndë është fakti se gjithçka ka ndodhur në sy të djalit të vogël vetëm 5 –vjeç.
Djali pesë-vjeçar i gruas nga një marrëdhënie e mëparshme, ka kuptuar të gjithë tmerrin dhe ka qenë dëshmitari okularë i vrasjes së tmerrshme.
Ndërsa nga ana tjetër banorët që flasin për këtë ngjarje duan që të mbeten anonimë për shkak se ata janë të frikësuar.
“Disa javë më parë, ai e thyen një xhamat e dritares me këpucë në apartament. Pastaj policia ka gjetur një armë në makinën e tij” tha fqinji.
Një mik i Michaela tha: “Ajo ka jetuar në frikë të vazhdueshme se mund të vdiste”.
Masakër në Austri, shqiptari vret me thikë gruan në sy të fëmijës (emri)
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Graz në lagjen Wetzeldorf të Austrisë, ku protagonist ka qenë një shqiptarë, shkruan oe24.at
Ka qenë një telefonatë që ka mbërritur në orën 5:30, në urgjence e cila alarmoi policinë.
Sipas policisë në telefonatë ata kanë dëgjuar tu thuhej: “Unë dua të raportoj një vrasje”, pastaj ai ka heshtur për disa çaste dhe më pas ka vazhduar “unë kam vrarë gruan time me thikë”.
Sipas mediave bëhet e ditur se pas pak minutash është bërë i mundur arrestimi shqiptarit nga Kosova, Besmir K., 25 vjeç.
Ai ka sulmuar me thikë partneren e tij, Michaela K. nënë e tre fëmijëve, dhe e ka njoftuar vetë policinë dhe i ka pritur në ballkonin e shtëpisë.
Mësohet se gruaja e tij 31-vjecare pas masakrimit që i bëri me thikë i shoqi, u gjet e vdekur në dyshemenë e banesës, e prerë disa herë me thikë.
Autoritet austriake bëjnë të ditur se ndër të tjera ajo kishte disa orë e vdekur.
Shqiptari jetonte në Austri dhe kishte marrë nënshtetësinë. Dëshmitarët nga ana tjetër janë shprehur se mes çifti ka pasur konflikte dhe disa herë ka pasur edhe përzënie të njëri-tjetrit nga shtëpia.
Ndërsa një fqinje është shprehur në polici se kishte dëgjuar britma.
Ajo ishte zgjuar diku rreth orës dy e gjysmë nga të bërtiturat. “Kam menduar, që vinin nga parku dhe kam fjetur sërish”, ka thënë gruaja.
Ndërsa nga ana tjetër në banesën ku ndodhi ngjarja ka qenë dhe djali 5-vjeçar i viktimës nga një martesë e mëparshme dhe foshnja tremuajshe e çiftit. Viktima ishte gjithashtu nënë e një vajze 9 vjeçe, e cila ndodhej me babain e saj për fundjavë. Ende nuk dihet motivi që ka sjellë vrasjen.
Trupi i pajetë i gruas, mësuese kopshti i është nënshtruar autopsisë për të ndihmuar në zbardhjen e plotë të ngjarjes. Policia austriake gjithashtu ka gjetur edhe armën e krimit, një thikë kuzhine.