Nju Jork: U kujtua Dita e Lirisë Shqiptare, flamuri shqiptar valëvitet krah flamurit të Shteteve të Bashkuara

Diaspora

Nju Jork: U kujtua Dita e Lirisë Shqiptare, flamuri shqiptar valëvitet krah flamurit të Shteteve të Bashkuara

Beqir Sina Nga Beqir Sina Më 9 maj 2017 Në ora: 07:20
Flamuri shqiptar

 Të dielën me 7 maj 2016, në mesditë, në sheshin përgjatë Digës “Kensico Dam Plaza”, në kantonin Valhalla të Westchesterit, Nju Jork, u mbajt manifestimi përkujtimor kushtuar martirit të Demokracis – Nick Mrnacaj, me rastin e 27-të, – Vjetorit të rënies, së tij.

Veprimtaria u mbajtë disa metra larg vendit ku ngrihet “Memoriali i Viktimave të 11 shtatorit : /9 – 11/” të këtij Qarku, për të përkujtuar Nick Marash Mernaçaj, në kujdesin e familjes Mernaçaj të cilët për të nderuar këtë ditë, ftojnë si për çdo vjet edhe autoritetet e larta lokale të Westchesterit, përfshirë edhe zotin Rob Astorino, Prefekt i Qarkut Westchester.

Në këtë ceremoni vjetore morën pjesë dhjetra vetë, veprimtar, drejtues dhe përfaqësues të komunitetit shqiptar, Kryetari i Federatës PanShqiptare Vatra, Dr. Gjon Buçaj, Drejtori i Qendres Kulturore “Nëna Tereze”  pranë Kishës Katolike “Zoja e Shkodrës” z Marjan Cubi, si dhe mbarë familja Mernaçaj, prindërit e të ndjerit Nik Mernaçaj- Marash dhe Mrije; vëllai i Nikës, Aleksi, djali i Nikës; Mikeli, me gjithë nënën e tij të ve, si dhe përfaqësues dhe veprimtarë të tjerë të komunitetit shqiptarë. 

Veprimtarinë në përkujtim të Nik Mrnaçaj , e ndoqi TV Kultura Shqiptare, nga New Yorku, si dhe gazetat e tjera të komunitetit.
Vitet e fundit Familja Mrnaçaj, e ka konceptuar këtë veprimtari vjetore, si një “Akademi të vogël përkujtimore” në komunitet, ku nuk mungonë grupi i Shoqërisë Kulturore Kelemendi, me kostumet folklorike plot ngjyra të trevës më veriore, këngët e vallet folklorike të krahinës së Kelmendit, recitime, fjalime dhe referate kushtuar këtij akti nga folësit.

Në fillim të kësaj ceremonie në shenjë respekti, pjesëmarrësit nderuan dy Hymnet Kombëtare, atë të dy vendeve; Shteteve të Bashkura të Amerikës dhe Republikës së Shqipërisë,

Më pasë pjesëmarrësit, për të nderuar aktin e të ndjerit Nick Mernaçaj, mbajtën një minut heshtje! në kujtim të Nikës, dhe të gjithë atyre dëshmorëve shqiptar dhe amerikan të flijuar për liri dhe demokraci.

Drejtuesit e kësaj ceremonie Sokol Smajlaj dhe Valbona Preldakaj, me një faleminderim për të gjithë pjesëmarrsit, nga Marash e Mrija Mrnaçaj, si dhe mbarë familja Mrrnacaj, hapën veprimtarinë përkujtimore, duke evokuar në vargje jetën e Nik Mernaçajt, si një aktivist që iu përkushtua lirisë dhe demokracisë, i cili kishte marrë pjesë në shumë demonstrata kundër sistemit komunist në Shqipëri dhe kundër represionit serb në Kosovë, këtu në Amerikë.

Më pas Djakon Marash Shkrelin kreu bekimin e tubimit

Ky aktivitet i cili ka si simbol anti komunistin shqiptaro - amerikan Nick Marash Mrenaçajn, duke e quajtur atë dhe " Heroi shqiptar, që vdiq për lirinë e vendit të tij të lindjes”, u përshendet nga  Prefektura Westchesterit, ku ai ka jetuar në zonën veriore të Nju Jorkut, e cila ka caktuar një ditë që i bie e diela e parë e muajit Maj - si ditë përkujtimore dedikuar "Ditës se lirisë shqiptare - Nik Mrnaçaj.”

Rob Astorino, Prefekt i Qarkut Westchester, duke folur për këtë ditë, tha se është, një kënaqësi e veçantë që për çdo vjet mblidhemi në këtë vend të kujtojmë Nick Mrnaçaj, por me këtë rast të kujtojmë edhe të gjithë ata që kan dhënë jetën duke luftuar për lirinë dhe demokracinë. 
“Ky është një moment që shpërndan një mesazh për të gjithë ne, me një akt që na tregon se si fitohet dhe sa duhet bërë dhe sa duhet luftuar që të jemi të lirë.

Ky është një mesazh i jashtëzakonëshëm i një individi - siç është ai i Nick Mërnaçaj, i cili bërë sakrificën më sublime për liri e demokraci, duke luftuar komunizmin edhe prej këtu nga SHBA. Akti i tij si anti komunist, natyrisht, që është një inspirim për të gjithë sot , një akti sublim për të gjithë ata që besojnë, se liria nuk ka të “paguar”, u shpreh Rob Astorino, Prefekt i Qarkut Westchester.

Në emër të Vatrës, dhe në emrin e tij personal, tubimin në kujtim të 27 vjetorit të vdekjes së Nick Mrnaçaj, e ka përcjell me ngushëllimet për babain Marashin, nënën Mrija, dhe anëtarët e tjer të familjes Mrnaçaj, kryetari i Vatrës Dr Gjon Buçaj i cili tha se :” Mrnaçajt janë një familje, që unë dhe familja ime 50 vjet më parë nisëm rrugën e mërgimit, rrugën drejt lirisë e demokracisë nga Italia në SHBA.

Përkujtimi i Nick Mërnaçaj, tha ai është një ditë përkujtimi por edhe në një mënyrë, edhe angazhimi e premtimi, ngase, edhe tek ky akt, qëndrojnë vlerat e vyera të inspirimit".

Kryetari i Vatrës, gjithashtu theksojë në fjalën e tij se :’Sakrifica e tij është kryer në frymën e familjes dhe të traditës së fisit, kombit dhe në mënyrë të veçantë ajo është dalluar prej krahinës së Kelmendit - Malësisë së Mbi-Shkodrës, duke u ruajtur edhe këtu në Amerikë, nga familja Mrnaçaj për çdo vjet ku ne mblidhemi për të kujtuar “Ditën e Lirisë Shqiptare - Nick Mërnaçaj”.

Më pas e mori fjalën djali i Nick Mrnaçaj, avokati Mikel Mrnaçaj, i cili tha se është shumë e rëndësishme për ne të gjithë të kujtojmë këtë ditë dhe të mësojmë nga kjo ditë përkujtimore. “Ajo çka është shumë e rëndësishme per ne të gjithë, është të mblidhemi për çdo vjet dhe të mos harrojmë historinë tonë, e cila lidhet me atë se përse njërëzit protestojnë edhe sot, anembanë botës, pse protestonte edhe babai im, i cili bëri skarificën më sublime nga që ai besonte tek liria dhe demokracia.”

Edhe unë edhe familja ime, jemi të dedikuar të ndjekim rrugën e Nick Mrnaçaj dhe me këtë rast t’ju faleminderojmë ju të gjithë që merrni pjesë në këtë përkujtimore, tha Mikel Mirnaçaj i cili ishte fëmijë kur humbi jetën babai i tij.

Aktivitetin në përkujtim të Heroit të Demokracisë Nick Mrnaçaj e pasuroi më shumë edhe pjesmarrja e Grupit të djemeve e vajzave të Kelmendit me disa këngë folklorike të kësaj treve, këngë për Nick Mrnaçaj, këngë patriotike, dhe ato kushtuar kreshnikëve të Kelmendit,.

Programin artistik e hapi kënga “Nikë Mrrnaçaj se harrojmë”, kenduar nga Luigj Tinaj dhe Ylli Sufaj, Pllumb Nacaj me çifteli së bashku Lek Lumaj, Kol Vushaj, e Anton Peraj duke vazhduar me këngën :”Shqip këndojme nga diaspora”, kënduar nga motër e vëlla Artoneta e Klement Bujaj.

Më pas programin artistik e kan shoqëruar këngët “Kangë baritore", kënduar nga Drita Tinaj, Klaudia Hysaj, Artoneta Bujaj, Alexandra Hysaj, Loura Pllumbaj dhe Kristina Shqutaj. “Bukuroshet e Malësisë”, kënduar nga  Klement Bujaj, Denis Vuka dhe Samuel Pllumbaj, me çifteli Lek Lumaj, Kol Vushaj dhe Luigj Tinaj.

“Moj rini shpresa e traditës", kënduar Klaudia Hysaj dhe një Valle Tradicionale Kelmendase, e grupit të valltarëve nga Shoqeria Kulturore Kelmendi, ka mbyllyr programin e përgatitur për të perkujtuar 27 vjetorin e vdekjes se Nick Marsh Mrnaçaj.

Shqiperia, nje nder vendet e rregjimeve me te egra komuniste, ne Europen JugLindore, kurresesi, sot, mbas renies se komunizmit, nuk ka kurajon as moralin jo vetem t'i denoje krimet e komunizmit, ose t'u kerkoje falje viktimave, por as qe t'i kujtoje ata ndonjehere me ndonje perkujtimore. Vetem zyrtaret amerikane, kane si simbol anti-komunistin shqiptaro - amerikan Nik Mernaçajn, duke e quajtur ate dhe "Heroi shqiptar, qe vdiq per lirine e vendit te tij te lindjes". Dedikuar atij kjo prefekturë ku ai ka jetuar ne Nju Jork, ka nje dite perkujtimore e titulluar: "Dita e lirise shqiptare - Nik Mernacaj. Me kete rast, ne shtizen e minibashkise flamuri shqiptar valvitet perkrah flamurit amerikan.

Ngritja e flamurit shqiptar.

Dita e Lirise Shqiptare: Flamuri shqiptar valvitet ne shtizen e minibashkise se - Nju Jorkut ku bashkekombasit (atdhetaret, patriotet, demokrate) e kujtojne kete dite duke quajtur ate "Deshmori i pare i Mergates shqiptare, ne lufte kundra komunizimit".

 Ndersa, shteti demokratik, qe doli nga ajo levizje, e cila permbysi rregjimin komunist, me 1993, i akordoi me vendim te posaqem nga ish Presidenti demokrat Sali Berisha, medaljen "Martiri i Demokracise" me motivacionin: "Luftoi gjithe jeten ne mergim kunder ideologjise komuniste me flamurin e luftes per demokraci". Nje shkolle femijesh e ciklit te mesem ne Tamare - Kelmed (Malesia e mbi Shkodres) iu dha emri i tij dhe quhet sot, Shkolla e Mesme "Nik Mernacaj".

Ngritjen e flamurit për këtë vit e bëri Mikle Mirnaçaj, në praninë e Kryetarit të Vatrës Dr. Gjon Buçaj dhe anëtarëve të familjes Mrnaçaj. 
Flamuri kuq e zi, do të qëndroi gjatë gjithë kësaj jave, duke u valvitur në majën e shtizës që përfaqëson këtë prefekture në këtë park, përkrahë shtizës ku valivitet edhe flamuri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke shënuar kështu edhe mbylljen e kësaj përkujtimore kushtuar Nik Mernaçajt.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat