Vjenë: Shqiptari qëllon për vdekje boshnjakun, ja arsyeja

Diaspora

Vjenë: Shqiptari qëllon për vdekje boshnjakun, ja arsyeja

Më: 19 prill 2017 Në ora: 11:41
Dy persona janë përleshur për vdekje në lagjen vjeneze Wien-Brigittenau. Shkak mendohet të jetë xhelozia rreth një gruaje.

Gjatë të dielës dy persona janë përleshur për vdekje në lagjen vjeneze Wien-Brigittenau. Shkak mendohet të jetë xhelozia rreth një gruaje.

Sipas dëshmitarëve në tragjedinë e ndodhur në Cafe Blanco kanë marrë pjesë shqiptari nga Kosova, Shkelzen D. (27) dhe një boshnjak (26). Fillimisht ata kishin biseduar qetë, por më pas kishin shkuar në rrugën Jägerstraße ku kishin ashpërsuar tonet, shkruan media austriake “Heute”.

“Ai tentoi të më qëllojë me grusht në fytyrë,” tha Shkëlzeni te Komisariati i Policisë. “Unë desha atë ta largoj me sprejin djegës, por ai m’u shmang. Atëherë desha ti bi me pistoletën time, ku papritur u shkrep një plumb.”

Boshnjaku vdiq në vendngjarje.

27 vjeçari ka punuar si roje në një diskotekë çeçene andaj ka qenë i armatosur. Por përkundër kësaj, ai rrezikohet të dënohet deri në dhjetë vjet burg./Bota sot

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat