Zbulohet në Britani, një tjetër shqiptar i dënuar për vrasje dhe i arratisur

Diaspora

Zbulohet në Britani, një tjetër shqiptar i dënuar për vrasje dhe i arratisur

Më: 13 shkurt 2017 Në ora: 11:34
Selami Çokaj

Një tjetër shqiptar i dënuar për vrasje në Shqipëri, është arratisur në Britani të Madhe pasi ishte dënuar me 20 vjet burg në vend dhe është rikthyer në Britani dhe drejton një lavazh makinash në Leicester.

Selami Çokaj, 43 vjeç u dëbua nga Britania e Madhe në vitin 2009 pasi zyrtarët zbuluan se ai ishte arratisur nga burgu në Shqipëri. Ai ishte dënuar se vrau duke i prerë fytin me thikë një burri në vitin 1994, por u arratis pas 3 vjetësh burg gjatë trazirave të vitit 1997.

Tani ka vendosur të jetojë sërish me familjen e tij në shtëpinë e tyre në Oadby, Leicestershire, ku po drejton edhe një lavash makinash.

Duket e pabesueshme, por ai po mban emrin e tij të vërtetë, edhe pse autoritetet e dinë të shkuarën e tij, thuhet në një shkrim të The Sun. Është e paqartë se si Çokaj e ka kaluar kufirin britanik, pasi ligji parashikon se atyre që janë të dënuar më shumë se 4 vjet me burg, ndalohen të hyjnë në Britaninë e Madhe.

Çokaj ishte në listën e më të kërkuarve të Interpolit kur u zbulua në Mansfield, Nottinghamshire, në 2006. Edhe në atë kohë ai drejtonte një lavazh të të njëjtës kompani, ku fitonte 40 mijë paund në vit. Ai është arrestuar dy herë, por është liruar nga gjykata.

Vrasësi paraqiti në minutat e fundit një kërkesë për azil, e cila e vonoi procesin për 3 vjet. Apelime  u bënë në Gjykatën e Lartë dhe Dhomën e Lordëve. Në dhjetor 2009 ai dërgua më në fund në një avion në aeroporti Stanstead dhe u dëbua për në Shqipëri.

Për herë të parë në Britani ai hyri në vitin 1997 si refugjat nga Kosova, nën emrin Valton Gashi.

Deputeti Philip Davies është shprehur mbi rastin: “Është e jashtëzakonshme se si ky njeri ka ardhur sërish në Britaninë e Madhe. Kjo tregon se sa të dobët janë kontrollet kufitare. Më bën të mendoj se sa shumë kriminelë të huaj kanë hyrë”.

Është e mundur që Çokaj të ketë hyrë në Britani në mënyrë klandestine.

Duke folur për rastin në vitin 2009, Pëllumb Seferi, kreu i Interpol Tiranës është shprehur: “Selami Çokaj është një ndër më të kërkuarit në Shqipëri pasi ai ka kryer një vrasje dhe një grabitje të armatosur”.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat