Formohet Unioni i Femrave Shqiptare në Diasporë

Diaspora

Formohet Unioni i Femrave Shqiptare në Diasporë

Nga: A.M. Më: 26 janar 2017 Në ora: 22:49
Unioni i Femrave Shqiptare në Diasporë

Është formuar Unioni i Femrave Shqiptare në Diasporë që do të udhëheqtë nga Adriana Kelmendi Sherifi lidere e Unionit dhe Shpresa Kameraj Pratterer kryetare.

Në njoftimin për media  se qëllimi kryesore i themelimit të unionit është që gruaja Shqiptare ne Diaspore tanimë është shumë aktive në të gjitha poret e jetës.

“Objektivi kryesore i themelimit Te Unionit është që t`u dilet në ndihmë bashkatdhetarëve tona që jetojnë në Kosove dhe janë të goditura nga Fortuan e jetës, si lufta, skamja, sëmundjet dhe hallet e tjera. Ndërsa objektiv tjetër është edhe identifikimi i Grave të suksesshme dhe aktive në Diasporë. Ne si Union besojmë forte që gruan shqiptare t`a vëmë në lëvizje sepse jemi te vetëdijshme për fuqinë e saj.

Unioni i gruas Shqiptare në Diaspore udhëheqtë nga zonjat Adriana Kelmendi Sherifi lidere e Unionit dhe Shpresa Kameraj Pratterer kryetare.

Unionin e Femrës Shqiptare në Diaspore në mes shumë personaliteteve e mbështesin dhe e përkrahin artistja e madhe nderi i Kombit Margareta Xhepa

Asistentja e ministreshes së shëndetësisë në Austri Dafina Mula

Poetja Lumturije Plaku

Redaktore dhe zhurnaliste Zamira Korançe

Deputetja e Parlamentit Kriat ermina lejoj prljaskaj

Dep. E qarkut ne Ëien të Austrisë drita cacaj

Dhe sekretare dhe aktiviste e kombit ne Kroaci Merita Hoxha”, thuhet në njoftimin./BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat