Aachen: Ky shqiptar kërkohet nga policia, tentoi të vrasë 18 vjeçaren

Diaspora

Aachen: Ky shqiptar kërkohet nga policia, tentoi të vrasë 18 vjeçaren

Nga: Fitim Dika Më: 17 janar 2017 Në ora: 19:01
I akuzuari

Të hënën në mëngjes (16.01.2017) rreth orës 1.40 në rrugën Ottostraße 40  të qytetit gjerman Aachen kishte një tentativë për të vrarë një vajzë 18 vjeçare, shkruan focus.de. Ajo mbijetoi, pavarësisht se u plagos rëndë.

Agresori u largua nga vendngjarja megjithatë kamerat e vëzhgimit arritën ta identifikojnë dhe bëhet fjalë për një shqiptar, 21 vjeçar.  Prokuroria dhe policia e Aachen kërkon ndihmën e dëshmitarëve për ta kapur atë, për shkak se ndaj tij është ngritur procedim penal “vrasje e mbetur në tentativë”.21 vjeçari është paraqitur në fotografinë e mediave gjermane dhe kush e njeh lutet të telefonojë policinë e Aachen në numrin papagesë 0241 / 9577 - 31101 ose  0241 / 9577 - 34210 ./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat