Dy adoleshentë shqiptarë zhduken prej muajsh, Policia kërkon ndihmë

Diaspora

Dy adoleshentë shqiptarë zhduken prej muajsh, Policia kërkon ndihmë

Më: 5 janar 2017 Në ora: 19:05
Elton Nikolli dhe Han Oruci

Dy adoleshentë 16-vjeçarë nga Shqipëria janë shpallur të zhdukur në Britani. Bëhet fjalë për Elton Nikolli dhe Han Oruci, të cilët raportohet se janë zhdukur prej muajsh

Mediat britanike, raportojnë se ata janë parë për herë të fundit në nëntor të vitit të shkuar, por që në atë kohë nuk ka asnjë gjurmë prej tyre.

Elton Nikolli është parë më 11 nëntor 2016 për herë të fundit në Havant të Britanisë, ndërsa Han Oruci është parë për herë të fundit më 6 nëntor. Policia kërkon ndihmën e qytetarëve britanikë nëse i kanë parë dy të rinjtë e zhdukur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat