20-vjeçarja arrestohet në Itali sepse donte të festonte Vitin e Ri

Diaspora

20-vjeçarja arrestohet në Itali sepse donte të festonte Vitin e Ri

Më: 3 janar 2017 Në ora: 11:33
Ilustrim

Një 20-vjeçare shqiptare, e cila ishte dënuar nga gjykata italiane me arrest shtëpie është arrestuar ditën e djeshme.

Mediat raportojnë se ajo iku nga shtëpia për në Firence, por pas disa orësh u gjurmua nga policia ku më pas u zbulua dhe vendndodhja e saj.

E reja shqiptare është justifikuar në polici se ishte larguar nga shtëpia pasi dëshironte të festonte Vitin e Ri. Por edhe pas këtij justifikimi, ajo u arrestua nga policia për thyerja të urdhrit të arrestit shtëpiak.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat