Samiti i Diasporës, shqiptarët të pakënaqur: Show mediatik

Diaspora

Samiti i Diasporës, shqiptarët të pakënaqur: Show mediatik

Më: 27 nëntor 2016 Në ora: 23:12
Samiti i Diasporës

Samiti i Diasporës që u mbajt disa ditë më parë në Shqipëri, ka ngjallur reagime të ndryshme mes shqiptarëve që punojnë e jetojnë jashtë vendit.

“News24” është ndalur në Michigan të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku ka një komunitet të madh shqiptar me ndikim në jetën politike, kulturore e ekonomike atje. Përfaqësues të këtij komuniteti janë bashkuar në urimin për samitin e diasporës, por kanë shprehur rezervat e tyre, lidhur me kriteret e përzgjedhjes së pjesëmarrësve, temave që duhet të ishin shtruar për diskutim apo mënyrës së organizimit ku diaspora nuk pati mundësi të paraqiste platformat e saj.

Ata thonë se samiti i diasporës, nuk pati objektiva të paracaktuara dhe sipas tyre ishte vetëm një show mediatik nga qeveria.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat