Francë: Humbin jetën dy të rinjtë shqiptarë në aksidentin tragjik

Diaspora

Francë: Humbin jetën dy të rinjtë shqiptarë në aksidentin tragjik

Më: 10 nëntor 2016 Në ora: 23:18
Ilustrim

Në një fatkeqësi komunikacioni që ka ndodhur mëngjesin e së enjtes në Francë, kanë humbur jetën dy persona, gjatë përplasjes së një veture me një kamion, në Sain Julien, shkruan francebleu.fr.

Mëngjesin e së enjtes, në Viry të Francës ka ndodhur një aksident komunikacioni, i cili ka shkaktuar dy viktima. Aksidenti ka ndodhur rreth orës 08.45, me ç`rast janë përplasur një veturë dhe një kamion. Rasti ka ndodhur na autostradën RD 1206, në dalje të Viry. Dy udhëtarët shqiptarë të veturës (të dy 19-vjeç) kanë vdekur, ndërsa vozitësi i kamionit ka kaluar me lëndime të lehta, por i shokuar nga ngjarja është transportuar në spital, përcjell botasot.info.

"Ngushellime familjes Hoxha dhe familjes Ukshini. Të nderuar miq , kam nje lajm shume të keq, nipi i Bekim Hoxhes-Demelezi ( djali i Bukuris qe esht e martuar në Verban) dhe Djali i Bekim Ukshinit nga Vërbani ka ndrru jete ndeshje komunikacioni ,si femij I vetem I familjes në saint Julien të Frances ,në moshen 19 vjeqare. Bekim ngushellime ty dhe të 2 familjeve së të gjithë jemi të prekur. Zoti ju lasht shendosh dhe ju dhaft kurajo," shkruan në faqen e Shoqatës Sllatina me seli në Zvicër, njofton Bota sot.

Në rrugët e Haute-Savoie, që nga fillimi i këtij viti janë shkatuar disa aksidente, ndërsa 40 persona e kanë humbur jetën./Bota sot

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat