15 vjeçarin shqiptar tentuan ta vrisnin në Austri, tani ai flet për herë të parë

Diaspora

15 vjeçarin shqiptar tentuan ta vrisnin në Austri, tani ai flet për herë të parë

Ftimi Dika Nga Ftimi Dika Më 24 tetor 2016 Në ora: 12:00
Foto nga vendi ngjarjes

Tentimi i vrasjes se një nxënësi shqiptar nga Maqedonia, Edon F. 15, përpara oborrit të tij në Vjenë, ka mbetur akoma e paqartë për policinë, shkruan media austriake heute.at. Ai u sulmua të premten tetë herë me thikë duke ja ngulur gjashtë herë në pjesën e sipërme. Babai i Edonit thirri ndihmën e shpejtë që e dërguan menjëherë në klinikën më të afërt. Djaloshi që ka pasaportë zvicerane është operuar gjashtë orë dhe vetëm më pas ka mundur të flasë me të policia kriminale, përcjell botasot.info.

"Ai më sulmoi menjëherë"

Edon F. tregon tragjedinë se gjatë gjithë kohës ka pasur një parandjenjë se ndiqej nga persona të panjohur. I riu që punon si elektro-teknicar më pas thotë se kur u afruan personat e panjohur menjëherë dhe pa paralajmërim filluan të më sulmojnë me thikë. Ai luftoi me vdekjen për disa orë.

“Akoma është e paqartë për ne arsyeja e sulmit. Ajo që dihet është se viktima nuk ka njohur agresorin,” tha të dielën zëdhënësi policor austriak, Patrick Maierhofer.

Debat mes të rinjve kriminelë?

E përditshmja austriake që njihet për shkrime të shpeshta tendecioze më tej shkruan se 15 vjeçari mund të ketë pasur kontakte me banda kriminale. Por fakt është se policia e analizon ngjarjen për vrasje të mbetur në tentativë./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat