Shkatërrohet organizata që trafikonte shqiptarë drejt Anglisë

Diaspora

Shkatërrohet organizata që trafikonte shqiptarë drejt Anglisë

Më: 8 tetor 2016 Në ora: 22:21
Aksioni i Policisë

Një nga skemat e trafikimit të Shqiptarëve drejt Anglisë, është ajo e pagesës së një shume të konsiderueshme, prej 2500 Paund dhe për të marrë një kartë polake. Kështu citon Europol, i cili ka deklaruar se ka shkatërruar një organizatë ndërkombëtare, që merrej me trafikimin e ukrainasve dhe shqiptarëve drejt Britanisë së Madhe.

Poloni- Shkatërrohet një organizatë ndërkombëtarëve që trafikonte klandestinë nga Ukraina dhe Shqipëria drejt Britanisë së Madhe.

Operacioni është zhvilluar nga policia kufitare e Polonisë me mbështetjen e Europol.

Pas më shumë se një viti hetime, në orët e para të mëngjesit të 27 shtatorit 2016 janë arrestuar në Poloni 11 të dyshuar si trafikantë të qënieve njerëzore.

Gjatë kontrolleve në banesat e tyre, janë konfiskuar pajisjet e komunikimit, pasaporta polake dhe kartat e identitetit të përdorura nga rrjetet kriminale.

Në njoftimin e Europol të publikuar në faqen zyrtare thuhet se një vit më parë Roja Kufitare polake kishte filluar një hetim për një grup të organizuar kriminal, që merrej me kalimin e paligjshëm nga Polonia në Britaninë e Madhe.

Ky grup kriminal përbëhej nga shtetas kryesisht polakë që jetonin në Poloni dhe Britani.

Europol thotë se shtetasit ukrainas dhe shqiptarë mbërrinin në Poloni në mënyrë të ligjshme. Më pas kanë marrë karta identiteti polakë, me të cilat kanë udhëtuar në Britaninë e Madhe.

Kartat e identitetit ose janë blerë ose janë lënë me qera. Çdo “klient” duhej të paguante deri në 2500 Paund për një kartë të tillë.

Ndërsa prisnin në Poloni, shqiptarët dhe ukrainasit mbaheshin të strehuar në motele. Më pas dërgoheshin në aeroportet e ndryshme në Poloni për tu nisur drejt Britanisë.

Madje ata bënin dhe trajnime se si duhet të silleshin për të mos rënë në sy. Sipas Europol  ky rrjet kriminal vepronte prej më shumë se dy vitesh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat