Policia e Tirolit arreston shqiptarin ndër "batanien e mobiljes"

Diaspora

Policia e Tirolit arreston shqiptarin ndër "batanien e mobiljes"

Më: 3 tetor 2016 Në ora: 07:10
ilustrim

Një shqiptar që ishte dënuar nga gjykata me nëntë muaj burg, është kapur të premten në flagrancë nga policia e Tirolit Jugor. Bëhet fjalë për Detar Bejlerin (37) që akuzohet për trafikim të lëndëve narkotike dhe dhunim. Arrestimi i tij kishte ndodhur në Itali, përkundër që bashkëshortja kishte deklaruar përpara policisë se kishte fluturuar drejt Tiranës, shkruan suedtirolnews.it.

“Gjatë bastisjes në shtëpi, policia e gjeti të fshehur ndër batanien e mobiljes,” përcjell botasot.info. Tani policia po shqyrton mundësinë të procedimit penal edhe ndaj bashkëshortes së 37 vjeçarit, pasi akuzohet për veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat