Në Kolbermoor të Rosenheimit u hap klasa në gjuhën shqipe

Diaspora

Në Kolbermoor të Rosenheimit u hap klasa në gjuhën shqipe

Mustafë Krasniqi Nga Mustafë Krasniqi Më 29 shtator 2016 Në ora: 17:42
klasa në gjuhën shqipe

  Të mërkurën, me 28 shtator 2016, në shkollën “Adolf-Rasp-Grundschule-Kolbermoor të Rosenheimit,  në prani të prindërve dhe të BKAS”Shqiponja” nxënësit e shkollës shqipe filluan orën e parë të mësimit plotësues në gjuhën shqipe, ku dhe u shpërndan librat falas dhuratë nga Qeveria e Republikës së Kosovës.

   Bashkë më prindërit, të cilit kishin ardhur për t’i sjellë fëmijët në shkollë ishte i pranishëm edhe vogëlushi i vogël, pesë vjeçar, Luan Prapashtica i cili bashkë me prindërit që i kishin pru në shkollë motër e vëlla të Luanit, Luani sikur nguli këmbë, se: edhe unë dua të rri në shkollën shqipe, për të cilin fytyra e tij e tëra ishte bërë e buzëqeshur dhe priste më ankth përgjigjen e mësuesit se çfarë do t’i thoshte?

  Gëzimi i Luanit u bë i hareshëm po sa  i tha mësuesi: edhe ju do të rrini në klasë, po aq më tepër u gëzua kur dhe mori librin për parashkollorët në gjuhën shqipe; dhuratë nga Qeveria e Republikës së Kosovës. Pra, me pajtimin e prindërit Luani i vogël pesë vjeçar do ta vijon mësimin në gjuhën shqipe për parashkollorët, të këtij gëzimi ishte edhe Elina e vogël po sa e kishte filluar klasën e parë. Elina kur e mori Abetaren sikur fluturoi nga gëzimi, si fluturat e përrallave të vjetra shqiptare.

  Kjo buzëqeshje nuk ju mungoi as nxënësve tjerë të pranishëm, të cilët ca dhe kishin ardhur para kohe; e mezi prisnin të hapej dera e shkollës dhe të hynin në klasë. Në fytyrë këtë buzëqeshje e kishin edhe prindërit e nxënësve, të cilët u zotuan se fëmijët e tyre do të jenë të rregullt. Po ashtu ishte e pamundur të mos vërehej edhe gëzimi i shpërthyer në fytyrën e përfaqësuesit të shoqatës BKAS “Shqiponja” Fatmir Gashi, që vlen të theksohet se kjo shoqatë jo vetëm që është e pranishme kurdo herë, po mbi të gjitha me veprimtarin e saj të pandalur ka arritur ta sensibilizoj çështjen e shkollës në përmasa të mëdha te bashkëkombësit, si dhe është e angazhuar drejtpërdrejti në hapjen e shkollave shqipe në Rosenheim me rrethinë.

  Pos tjerash përfaqësuesi i BKAS  “Shqiponja”- Rosemheim, Fatmir Gashi, përpos që e Përshëndet fillimin e hapjes se shkollës Shqipe në Kolbemoor, ndër tjera tha: “veçse në ditën e parë të shkollës u tejkalua numri i atyre nxënësve të cilët ishin  regjistruar, andaj kryesia e BKAS “Shqiponja” ju dëshiron nxënësve dhe mësuesit suksese ne punë te përbashkët. Po ashtu njëkohësisht ftojmë të gjithë bashkëkombësit të angazhohen për t’i informuar, bindur edhe të tjerët, që për fat të keq kemi edhe të tillë që janë informuar si më keq;  gjoja mësimi në gjuhën shqipe është pengesë për mësimin vendase, gjuhën gjermane, të fëmijët e tyre”. Ndërsa mësuesi përpos që i përshëndeti nxënësit, prindërit dhe përfaqësuesin e BKAS “Shqiponja”, pos tjerash e argumentoj në mënyrë metodologjike rendësin e arsimit, ku ndër tjera tha: -“Ai fëmijë që do ta njohë gjuhën e prindërve do të jetë më i aftë në të gjitha gjuhët tjera, përkundër asaj që ju është fiksuar në kokë të ndonjë bashkëkombësi me arsyetimin se: gjuha shqipe është pengesë. Ky pohim është i gabuar dhe nuk qëndron, gjuha e prindërve, në këtë rast gjuha shqipe është çelës për të gjitha gjuhët, po e dite gjuhën tënde, do mësosh më lehtë edhe gjuhët tjera. Andaj të nderuar bashkëkombës, nxënës ta respektojmë dhe duam gjuhën shqipe, se është gjuhë e bukur, e ëmbël, kështu dikur ka thënë edhe Naim Frashri”.

Me këto fjalë të mësuesit dhe të prindërve përfundoj ora e parë e mësimit për të filluar ora e dytë e mësimit pa pranin e prindërve dhe të përfaqësuesit të BKAS “Shqiponja, ku mësimi filloi me leximin e germave shqipe dhe me buzëqeshjen e nxënësve se si e shqiptonin, ku shpesh shoqërohej me të qeshura të pandalura gjatë shqiptimit, e sidomos te dy bashkëtingëlloret. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat