Me kostume popullore mbi “Harley” në Austri

Diaspora

Me kostume popullore mbi “Harley” në Austri

Më: 16 shtator 2016 Në ora: 17:39
Pamje nga video

Një grup shqiptarësh të apasionuar pas motorave “Harley Davidson”, “Albanian Bikers”, me anëtarë në Itali, Gjermani e Shqipëria kanë marrë pjesë në një paradë me motora të zhvilluar në Faaker See, të Austrisë.

Kjo paradë zhvillohet prej vitesh në Austri, ku marrin pjesë me mijëra motoçiklista nga e gjithë bota, të cilët vishen me kostume tradicionale të vendeve nga vijnë.

Këtë vit pjesëtarët e “Albanian Bikers” morën një vëmendje të madhe me veshjet tradicionale shqiptare, ndërsa mes tyre ishin edhe dy vajza të vogla, Iris 8 vjeç dhe Noemi 5 vjeçe me motorat e tyre  “Harley” dhe te veshura  me kostume tradicionale.

“Në momentin që dolëm për të bërë disa foto të gjithë bashkë, patëm një sukses te pa imagjinuar.  Rruga u mbush plot me njerëz për të bërë fotografi dhe duartrokitjet nuk mbaronin. Për ne dhe vajzat tona të vogla ishte një adrenalin e papërshkruar. Për 4 km patëm vetëm duartrokitje dhe njerëz që ngelën me gojë hapur. Veshjet dhe flamuri që ne mbajmë na jep krenari që jemi shqiptar”, shprehet një prej shqiptarëve të pranishëm.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat