Itali - Shqiptari vritet gjatë ndjekjes, dy policë italianë në hetim

Diaspora

Itali - Shqiptari vritet gjatë ndjekjes, dy policë italianë në hetim

Më: 30 gusht 2016 Në ora: 09:18
ilustrim

Prokuroria e qytetit të Milanos ka vënë nën hetim 2 oficerë policie mbi ngjarjen e vetë vrasjes së paqëllimshme të shtetasit shqiptar Besnik Tafaj 27 vjec në qytetin e Milanos.

Ngjarja ka ndodhur të shtunën më 20 gusht në në lagjen Peschiera Borromeo të këtij qyteti.

Sipas prokurorisë së Milanos këta dy oficer policie kanë qënë mjaft pranë shtetasit shqiptar kur ky është penguar në ecje e gjatë rrëzimit pistoleta e tij ka bërë një shkrepje aksidentale duke i shkaktuar vdekjen.

Plumbi e ka marrë në mjekër duke i kaluar në pjesën e pasme të kokës. Vdekja e tij ka qënë e menjëhershme.

Prokurorja e çështjes Bianca Maria Eugenia Baj Macario , ka deklaruar se vënia nën hetim e dy oficerëve të policisë është një akt garancie i detyrueshëm deri në zbardhjen e plotë të dinamikës së ngjarjes.

Gjatë javës së ardhshme pritet raporti i plotë i ekspertizës së mjekësisë ligjore mbi trupin e viktimës.

Policia italiane dyshon se viktima shqiptare ishte pjesë e një organizate kriminale internacionale që merrej me grabtjen e makinave lluksoze sidomos të tipeve Audi, Bmw e Mercedes e shitjen e tyre ne Europën Lindore.

Aksioni policor për arrestimin e shqiptarit ka nisur në qytetin e Breshës pasi Policia italiane ishte vënë në ndjekje të shqiptarit për të zbuluar bazën operative të kësaj organizate kriminale.

Shqiptari udhëtoi me një makinë të vjedhur tip Audi A8, nga Breshia në qytetin e Milanos dhe ka parkuar makinën në një bar të hapur në lagjen Peschiera Borromeo, të periferisë Veri – lindore të Milanos. Po në atë vend shqiptari kishte parkuar një tjetër makinë tip Audi A6 të vjedhur në Bergamo.

Pikërisht në këtë moment ka hyrë në veprim aksioni i policisë italiane për të evituar largimin e shqiptarit në bordin e automjetit tjetër të vjedhur.

Në momentin e përpjekjeve të policisë italiane për ndalimin e 27 vjecarit shqiptar, ai ka qënë i armatosur duke shtënë 4 herë me një armë të tipit Bereta 84 ndaj policisë italiane e duke tentuar arratisjen.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat