60 vjetori i mërgatës shqiptare në Belgjikë

Diaspora

60 vjetori i mërgatës shqiptare në Belgjikë

Nga: Ferid SHEHU Më: 29 gusht 2016 Në ora: 14:32
Qazim Gjanaj dhe Haki Shehi - 60 vite në mërgim

Më 1 gusht 1956, nga kampi i refugjatëve të OKB-së ne Gerovo të Kroacisë, erdhi në Belgjikë, grupi i parë i refugjatëve politikë nga Shqipëria.Politikanet belg: Anne Marie Lizin, Philippe Moureaux, Joelle Milquet, Marie José Laloy etj e quajne integrimin e mërgimtareve shqiptare ne Belgjike te sukseshem.

Senatorja belge Marie José Laloy, në Senatin belg me 24 shtator 2006,kur u mbajtë Seancë Akademike për 50 vjetorin e  Imigracionit shqiptar në Belgjikë, deklaroi se " Më 1 gusht 1956 një tren me udhëtarë zbarkoi në stacionin e trenit Andenne Selles, ku zbritën rreth 700 refugjatë politikë të vendeve të Evropës Lindore, pas një rruge të gjatë 72 orë, nga vendi i nisjes Kampi i refugjatêve Gerovo ne Kroaci te ish Jugosllavisë. Nga këta refugjatë një numër i caktuar ishin shqiptarë të ikur nga Shqiperia komuniste. Sot mund themi se integrimi i shqiptarëve në Belgjikë ka qenë i suksesshëm."

Anne Marie Lizin Kryetare e Senatit belg,2003-2007, e   organizoi kete aktivitet, me incimin e Kolë Gjeloshajt dhe Safet Kryemadhit. Me atë rast Anne Marie Lizin deklaroi ne senatin belg se" mund të themi se kemi integrim të mirë të shqiptarëve në Belgjikë. Ju këtu jeni në vendin tuaj sepse jeni qytetarë belgë, poashtu ju e keni edhe vendin tuaj të origjinës i cili meriton vend të mirë në Europë".

Dy mërgimtarë të vjetër na tregojnë rrugëtimin e tyre 60 vjeçar në gurbet: Haki Shehu 75 vjeçarë dhe Qazim Gjanaj 83 vjeçarë. Ata na thanë "se familjet e para ishin: familja e Destanit Taipi i cili i kishte 15 vjet kur mergoi ne Belgjike me familjen e tij prinderit, familja Bakalli,-familja  Lita, Familja Shehi etj. Ndërsa grupi tjetër më i madh erdhën në vitin 1962 ku ishin familja e Xheladin Gjanaj, familja Duraku" etj. Haki Shehi tregon se "në vitin 1949 kanë ikur nga Shqipëria në Kosovë ku jetuan dy vite dhe pastaj dy vite ne kampin e refugjateve ne Gerovo te Kroacise dhe ne Belgjike erdhën më 1 gusht 1956. "  

Qazim Gjanaj na tregon "se ne vitin 1956 ikën nga Shqipëria, ku dy vite ne Kosove jetuan ne fshatin Nerodime të Ferizajt dhe pastaj në Gerovo te Kroacise". Axha Qazim na tregon se "sa ishin ne kampin e refugjatêve  ne Gerovo, aty vinin delegacione te ndryshme te shteteve me i marrun refugjatet ne vendet e tyre. Disa shkonin ne SHBA qe pati edhe nga tanet. Por me kujtohet se ishin dy delegacione njeri nga Franca dhe tjetri nga Belgjika, që na luteshin ejani te neve se kemi kushte te mira jetese vende pune dhe mundesi shkollimi te femijeve." Pra thote Qazimii "këta belget vet na kane lutur me ardhur në Belgjikë, sepse kane pasur nevoje per fuqi punetore. Natyrisht ne u jemi mirenjohes per mikepritjen."

 Haki Shehi tregon më tej  "se kur erdhëm me 1956 e gjetem vetem një shqiptar në Bruksel ai ishte Dul Rroi, i cili u gëzua shumë kur shkuam ne si grup dhe na tha se merzitesha vet shumë, kur këtheja nga puna në banesë flisja shqip me murin veç mos me harruar gjuhen shqipe". Qazimi, Hakiu e Destani (77 vjeçar) tregojne se kane punuar tere jeten,për me  i shkolluar femijet e vet dhe jane munduar me mbajtur te gjalle ndjenjen kombetare.

 Sigurisht ata kontribuan shumë, bile më shume se shume gjenerata pas tyre. Ata më 1968, në bashkepunim me diasporen e Evropes dhe sidomos te Amerikes, e vendosen bustin e Skenderbeut në komunën Skarbeg të Brukselit, që për atë kohë, por edhe sot ishte dhe eshte evenement poltik, kulturor e patriotik shume i madh. Ne inagurimin e bustit Skenderbeut ne vitin 1968, morren pjese ministra te qeverise belge, senatorë e deputet belg si dhe disa kryetare komunash. Morri pjese edhe Ambasadori i Vatikanit ne Bruksel. Me kete rast u thane fjale shume te mira per kombin shqiptar në përgjithesi dhe lavdata per integrim te mire te mergates shqiptare ne veçanti.
Eshte merita kryesore e gjenerates së  parë të mergimtareve shqiptarë, te cilet i mirëpriten dhe i ndihmuan grupin e parë te madh te refugjateve nga Turqia ne vitin 1964, ku mbi 1500 ishin shtetas turk me origjine  shqiptare nga Kosova dhe Maqedonia.Më pas ata i ndihmuan shumë  edhe mergimtaret nga Kosova qe filluan te vinin ne Belgjike pas viteve 1967-1968 dhe sidomos viteve 80-ta dhe 1990-ta.

Më konkretisht gjenerata e pare e mergimtareve : Destani, Hakiu, Qazimi dhe baba i tij Xheladini , Isuf Gjanaj ( babai i deputetit Amet Gjanaj), Bajram Kryemadhi, Shpend Sherifi, babai Kole Gjeloshajt, Duraket, Lita, Bakallet etj. etj.etj. me shumë mundë e sakrifica punuan dhe krijuan gjeneraten e dyte qe natyrisht dolen te suksesshem si: 
Dr. Nurhan Isuf Biçak mjeke qe 30 vite punon me sukses ne Bruksel, dhe nje numer te madh te pacienteve i ka shqiptare. Ali Islami prof.i gjuhës holandeze dhe drejtor i nje shkolle flamane në Bruksel, vellai i tij Agimi ishte me pare drejtor i nje hoteli ne Bruksel. Dr.Idriz Basha nga Novoseji ishte ambasador i Shqiperise ne Belgjike ne vitet 1998-2001, pra ishte rasti i pare qe qeveria Nano e nderoi nje mergimtare te vjeter me postin e ambasadorit. Durak Duraku punoi 40 vite ne Bruksel ne vende te mira pune ishte politikan profesionist ne CDH dhe veprimtar i dalluar ka qene dhe eshte edhe sot.

Një tjeter shqiptar eshte drejtor ne nje shkolle fillore ne Skarbeg te Brukselit. Pastaj vjen plejada e shkelqyeshme e intelektualeve dhe lirisht mund themi ambasadoreve te shqiptareve ne Belgjike: Safet Kryemadhi politolog,me 3 librat e veta ne gjuhen frenge mbi shqiptaret dhe me shkrimet e veta ne gazeta ka kontribuar shume per lobim. Poashtu Kolë Gjeloshaj, politolog dhe  asistent ne ULB nje intelektual i shkelqyeshem, i cili me shkrimet e tija dhe pjesemarrjen ne konferenca shkencore e mbron kauzen shqiptare shume mire.Poashtu Zenel Laçi regjisor, me pjeset teatrale te veta lobon shume mire per shqiptaret. Skender Sherifi me librat e veta poashtu ka kontribuar per njohjen e kultures shqiptare te belget dhe francezet.

Vellezerit Ramadan Gjanaj prof.universiteti i shkencave politike dhe Sulejman Gjanaj Mr.ekonomi aktualisht Kryetar i Partise se Legalitetit ne Shqiperi. Keta dy vellezer me  shume aktivitete tjera por sidomos kur ne Bruksel i organizuan dy konferencat shkencore mbi mbrojtjen e hebrenjeve ne Shqiperi,ata e arriten kulmin  veçanrisht me konferencen ne Senatin belg,ne dhjetor 2013,Sulejmani dhe Ramadani  me kete kane bere nje kryeveper diplomatike per shqiptaret. Sepse Politikanja dhe Ministrja e brendshme e qeverise belge Joelle Milquet, tha " ishte kenaqesi e madhe per mua me perkujtuar  kete ngjarje te madhe te humanitetit te shqiptareve, te cilet jane model i mire per te tjeret dhe per integrimin ketu ne Belgjike"  Politikani njohur belg Philippe Moureaux tha "neve shqiptaret na kane mesuar se si duhet te jemi te qyteteruar." "Dr.Scaelett Epstein:" po te mos ishin shqiptaret nuk do te isha sonte ketu". 

Pastaj Amet Gjanaj (PS) eshte shqiptari i cili ka arritur suksese me te medha si politikan ne Belgjikë, ai prej vitit 2014 eshte zgjedhur deputet ne Parlamentin e  Regjionit te Brukselit. Në Belgjikë, sot  janë edhe tre këshilltarë komunal, te zgjedhur ne zgjedhjet belge: Nermine Kumanova  (PS)në Namur, Fatmir Limani PS në komunen Kokelberg te Brukselit. Burim Isen Demiri,(Defi) në Skarbeg te Brukselit.  Ky i fundit  pra Burim Isen Demiri, arriti  qe ne bashkepunim me vellezerir Ramadan dhe Sulejman Gjanaj,dhe 5 a 6 shokë tjerë ta zbukuroj  kandidaturen dhe zgjedhjen e tij keshilltar i parë komunal shqiptar i Skarbegut. Keta  arriten te organizojne: 1. Konference shkencore mbi 100 vjetorin e pavaresise,2012,  botuan dhe shperndan 4000 libra nga konferenca falas, 2.Ne shtator 2012, organizuan  ne bashkepunim me komunen e Skarbegut  festimin e 100 vjetorit pavaresise ku ishte Princesa belge Lea edhe kryeministri i Kosoves Isa Mustafa ; 3. organizuan konference per veprimtarin Muharrem Bajraktari ne komunen Skarbeg dhe e siguruan venjen e pllakes perkujtimore ne lagjen ku ka jetuar patrioti dhe veprimtari i dalluar. 4.E inicuan dhe ne bashkepunim me komunen e Skarbegut dhe Fondin Roi Baudouin, e bene  meremetimin e bustit Skenderbeut i cili ishte demtuar nga shiu e bora, pra ia kethyen dinjitetin heroit tone.  5.e hapen nje shkolle plotesuese shqipe ne komunen Skarbeg te Brukselit  ne vitin shkollor 2015-2016 me 42 nxenesa te regjistruar.

Pergjithesisht integrimi i shqiptareve ne Belgjike eshte i suksesshem, qe sot konsiderohet se jane  rreth 70 mije veta, se paku  gjysma e tyre nga Kosova. Doktoret Ramadan Jashari kirug i zemres, Dr.Naim Durmishi rentgenolog, Dr.Muje Muja,të tre nga Kosova, jane storje shume e suksesshme e integrimit.
Arif Ipekli,Ismal Bytyqi, Bujar Hasan Zhubi, Mehmet Gradina, Afrim Krosa, Basri Reka, Irfan Vishtica,Muharrem Hajdini Xhimi, Milaim Blaka, Bashkim Kelmendi, etj jane te suksesshem në biznese dhe shume të tjerë.

Ne sport sukseset ishin më të medha duke filluar nga Adnan Januzaj futbolist i kombetares belge, i cili luan Sandaland ne Angli per te flitet e shkruhet shume ne gazeta belge, sikur edhe per Besnik Hasin gjate 14 viteve qe luajti dhe punoi si trajner ne Belgjike. Valon Basha ishte kampion  boteror e europian ne taibox 2004-2005. Vaid Reka e ka shiritin e Zi- 7 DAN, eshte vicepresident i Federates Tajkwondos ne Belgjike ishte shume vite kampion i Belgjikes. Vaidi eshte referer dhe instruktor i karates tajkwondo ne Belgjike. 

Bujar Neziri ishte kampion i Belgjikes ne sportin luftarak Kung Fu 2007-2008 

 Albana Berisha ishte Miss bukurija e Brukselit 2012.Per te shkruanin dhe flisnin mediat belge. Ka edhe shume tjere qe nuk i njohim qe jane te sukseshem ne Belgjike.
Mergata shqiptare arriti me marrun lejen nga autoritetet belge lokale dhe t'i kete dy plaka perkujtimore per veprimtaret e vet: njera per Heroin e Kosoves Enver Hadrin ne komunen Saint Gilles ne rrugen ku ka jetuar.  Pllaka perkujtimore tjeter eshte per patriotin e ushtarakun Muharrem Bajraktarin ne Skarbeg te Brukselit.

Ne fund bisedes me Qazim Gjanaj dhe Haki Shehi,  na thane se "jemi te brengosur sepse sot ka humbur miqesia dhe solidariteti ne mes shqiptarëve, eshte shtuar shume egoizmi". Qazimi tregon se "ne kohen tone kur blejke dikush shtepi, shkojshin tjeret i jepshin para pa iu kerkuar fare vetem me i ardhur ne ndihme. Dhe sot vellai vellait nuk i ndihmon. Dhe i thojshin, atij qe ka ble shtepi, mi këthen parat  kur te jep Zoti.Tjetra per festen e Bajramit, babai im Xheladini, vetem para dite ne diten e pare te  Festes se Bajramit i bente 10-15 vizita  te farefisi dhe miqët e dashamirët, dhe sot per tre dite Bajram rrall kush vjen per vizita. " Haki Shehi tregon se "kur e blejti shtepine, vjehrri i tij i dha pare hua per dy vite e me shume edhe pse ky ia kishte kerkuar veç per nje vit".

Qazim Gjanaj na tha se "kemi mërguar me synim disa muaj në Kosovë dhe prap këthehemi, bile enet e shtepise i kemi futur ne toke, me i perdorur kur te kethehemi; Por kethimi i ynë zgjati me shume se 60 vite. Nana ime tregon Qazimi ka vdekur ne moshen 84 vjeçare ketu në Bruksel, dhe çdo feste Bajrami apo 28 nentor, "thojshim urime vitin e ardhshem ne Shqiperi". Bile nana ime i mbante valixhet gati me dhurata per familjaret ne Shqiperi me shpresen se vitin e ardhshem do kethehemi. Por ja qe nuk e arriti, na tregon me mallenxhim Qazim Gjanaj. Pra , ëndërra e këthimit e mbajti gjallë identitetin kombëtar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat