Ediola, historia e jashtëzakonshme e një shqiptareje në politikën ndërkombëtare

Diaspora

Ediola, historia e jashtëzakonshme e një shqiptareje në politikën ndërkombëtare

Më: 27 gusht 2016 Në ora: 13:01
Ediola Pashollari

Kush thotë që shqiptarët përfaqesohen denjësisht në botë, vetem me artistë dhe sportistë, mesiguri nuk e njeh Ediola Pashollarin, shqiptaren që udhëheq Asamblenë Botërore të Rinisë.
Ajo është arsimuar jashtë Shqipërisë, kq tre master, në Administrim Biznes, Shkenca politike, dhe Enterpreurship. Ediola ka studiuar në Angli e Amerikë dhe jeton në Malajzi.

Përveç cv-së akademike, Ediola gëzon dhe aftësitë e një drejtueseje të shkëlqyer dhe vlereësohet për punën e saj, në gjithë botën. Por nuk ka asnje grimcë vetkënaqësie apo arrogance nga ato që shoqërojnë mimikat e politikanëve tanë lokalë. Ajo është nje histori suksesi ndërkombëtar, por kur të tregon, të duket sikur njihesh prej vitesh, pasi thjeshtësia dhe modestia që e karakterizojnë , të bëjnë të ndihesh rehat me të dhe ambjentin që ajo përfaqeson.

Do mbetet një eksperiencë e bukur për mua të hyja në Kombet e Bashkuara dhe të dëgjoja tek fliste e duartrokitej, një shqiptare që të ben krenare, si Ediola./dritare.net

Kozeta Turishta interviston Ediola Pashollarin

 – Ediola, jeni e vetmja shqiptare që udhëheq Asamblenë Botërore të Rinisë. Si nisi ky rrugëtim i jashtëzakonshem i nje vajze shqiptare?

Ky rrugëtim ka nisur në vitin 1999,  kur kontribuoja si vullnetare në Asamblenë e Përgjithshme Botërore të Rinisë. Në vitin 2006, më ofrohet mundësia të jem zëvendës Sekretare e Përgjithshme pranë kësaj Organizate, e pak më vonë pastaj mora drejtimin e nje organizate kaq të madhe, qe  në fokus ka rininë dhe të drejtat e saj.

– Jeni gjithë kohës nëpër udhëtime, sa në njërin vend të botës në tjetrin. Ju pëlqen kjo jetë kaq intensive që bëni?

E adhuroj këtë stil jete që kam. E  them shumë sinqerisht që puna ime është motiv në vete, dhe një kënaqësi e veçantë, sepse unë nuk hartoj vetëm programe, por ndryshoj ligje dhe politika.
Ky është misioni im, të jem në dobi të të rinjve e të mbroj interesat e tyre duke i përmirësuar cdo ditë.

– Deklarata e fjalimet që mbani janë të shumtë, pasi renditeni në listën e personaliteteve  në botë. Ka një fjalim që bën diferencën për ju? 

Do veçoja fjalimin tim të parë në Kinë, pasi kam qënë nismëtarja e parë që kam bërë të mundur prezantimin e ‘Enterpreneurship-it’ e më pas ky fjalim i imi u bë dhe lënde nëpër disa shkolla. Megjithatë, cdo fjalë ka vlerën e tij.

– Si është bashkëpunimi me Shqipërinë , përsa i përket fushës tuaj? Ka interes nga Shqipëria, të përfshihen në programet që hartohen prej jush?

Bashkëpunim i kënaqshëm. Këtu theksoj organizimin që bëmë në vitin 2014, të Asamblesë së Përgjithshme, ku të gjithë delegatët dolën të kënaqur. E për mua ishte gëzim, sepse isha në vëndin tim, e ashtu siç doja të shkonin gjërat, ashtu shkuan.

– Kudo që jeni, përfaqësoni dhe Shqipërinë, si ju bën kjo të ndiheni?

Gjithmonë krenare me zemër e me shpirt. Çdo dokument i imi, cdo gjë e imja qoftë në zyrë apo në takime e fjalime, mban kudo dhe gjithmonë flamurin shqiptar.

– Nderkohë, vendbanimin e keni në Malajzi, një shtet jo shumë i njohur për shqiptarët.

Unë udhëtoj shumë, me  shumë se në Malajzi, gjendem sa në një vend në tjetrin  të botës. Kam një valixhe gjithmonë pranë, për udhëtimin e radhës. Po, si vendbanim është Malajzia, sepse aty kemi dhe Qendrën e Organizatës. Jam ambientuar, vend i bukur, por unë kohën e shpenzoj në zyrë më shumë, dhe nuk e ndiej shumë këtë vend që ka kulturë krejtësisht ndryshe nga vendi ynë.

– Kujt ia dedikon gjithë këtë sukses? 

Njeriut më intelektual që kam njohur në jetë, modelit më të denjë të vetes sime, atij njeriu që gjithmonë e ka pasur një përgjigje e alternativë B për mua, dhe gjithmonë më ka lënë t’i bëj vete zgjedhjet e mia dhe t’i marr vetë vendimet e mia. Ai është im atë, i cili më mungon aq shumë, sa asgjë nuk e mbush boshllëkun e tij. Ai ishte gjithçka për mua, mentori im, gjykuesi e mbështetësi kryesor i karrierës sime, pasi unë i besoja symbyllur shijes e kapacitetit që ai kishte.

– Por përpara cfare shikoni? Keni një objektiv tjetër në jetë?

Cdo ditë kam objektiva, por jam e parimit të punoj për të tashmen, të korr suksesin e së tashmës që e ardhmja të jetë po kaq e garantuar. Gjërat behen shkallë – shkallë, deri në fund të vitit 2018, do jem në krye të Asamblesë së Përgjithshme Botërore të Rinisë, pastaj më vonë akoma nuk e kam vendosur. Shumë oferta kam që tani, nga Kombet e Bashkuara, Qeveria shqiptare, bota e Biznesit, etj. Besoj do të përpiqem për të zgjedhur më të mirën.

– Cfarë është puna për ju? Ju flisni vetëm për të…

Puna  që unë bëj më përmbush nga ana profesionale dhe ajo personale. Takoj përherë njerez të rinj, udhëtoj kudo nëpër botë që më bën të njoh kultura të reja, tradita, e shumë të rinj me të cilet ndajmë dhe eksperiencat tona. Puna ime, është pasioni dhe hobi im gjithashtu.

– Cfarë do t’i thoshit të rinjve shqiptarë nga Dritare.net

Të ngrenë zërin,  të kërkojnë sa më shumë nga vetja, e të punojnë për të tashmën, e jo të presin të nesërmen për të ndryshuar fatin e tyre. Ata duhet ta ndryshojnë vetë, sepse janë e ardhmja e atij vendi, dhe integrimi nis pikërisht prej tyre. Rinia shqiptare është rinia më e zgjuar, më e fortë, më mbështetëse, dhe më me perspektivë që njoh, ndaj nga unë do kenë mbështetjen më të madhe gjithmonë./ Dritare.net

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat