Kandidatja shqiptare për deputete në Kroaci: Unë jam bijë hasjane jam shqiptare e juaja

Diaspora

Kandidatja shqiptare për deputete në Kroaci: Unë jam bijë hasjane jam shqiptare e juaja

Nga: Xhevat Rexhaj Më: 16 gusht 2016 Në ora: 15:29
Emina Lekaj Prljaskaj

Të gjithë shqipëtarët me të drejtë vote në Republikën e Kroacisë duhet ta shfrytëzojnë të drejten e tyre për të dalur në zgjedhjet e lira të parakohshme parlamentare, të dielen më 11 shtatorë 2016, dhe të votojnë për kandidaten tonë e cila i ka kapacitetet ,dhe të gjitha kompetencat intelektuale,  dhe morale për kryerjen e kësaj detyre me pergjegjësi, si deputete ne Parlamentin Kroat! 

Është interesi i të gjithë Shqipëtarëve të Kroacisë qe votat t'ia japim një kandidati dhe jo t'i shpërndajmë votat mes dy apo më shumë kandidatëve, sepse për të njejtin vend deputeti ne Parlamentin Kroat, konkurojnë edhe disa kandidat të disa pakicave tjera siq janë ajo: Maqedonase, Boshnjake, Sllovene dhe Malazeze, prandaj qdo votë është me rëndësi, dhe mund të jetë vendimtare.

Pra, të gjith bashkëkombasit duhet votuar vetem për nje kandidat, dhe ajo ështe deputetja e jonë e deritashme dhe e suksesëshme Emina Lekaj Prljaskaj.

Image
Emina Lekaj Prljaskaj

Une këtu po sjelli edhe deklaratën ftuese të Zonjës Lekaj që u drejtohet votuesëve shqiptarë në Kroaci.

 Të dashur votues, Sot po nisim bashkë fushatën zgjedhore për zgjedhjet e jashtëzakonshme që do të mbahen më 11 shtator. Uroj të arrijmë bashkë synimet tona për një mirëqenie të përbashkët në shoqërinë kroate. Gjatë mandatit tim gjashtëmujor si përfaqësuese, deputete e juaja në Parlamentin Kroat, arrita të vendos themelet e një pune të mirë për pakicat, ashtu edhe për shqiptarët e mi. Kam arritur të lidh marrëveshje të shumta në favor të shqiptarëve dhe pakicave të tjera, duke ndihmuar bizneset, punën dhe familjet e tyre. Kam identifikuar disa probleme me të cilat përballen pakicat në Kroaci dhe i kam adresuar disa prej tyre tashmë.

Këtë e sheh më së miri duke qenë vetëm brenda në Parlament, në institucionin më të lartë të vendit. Do të angazhohem të realizoj punët që kam nisur, duke qenë deputete. Do të kërkoj zgjidhjen e shumë problemeve, të cilat I kam parë që janë evidente. Për këtë kërkoj mbështetjen tuaj në këtë fushatë. Kohëve të fundit, kam dëgjuar disa zëra të cilat nuk na çojnë askund. Dua t’ju siguroj ju të dashur votues se nuk qëndrojnë deklarimet që keni pasur rast ndoshta t’i dëgjoni.

Ju kujtoj, sidomos ju shqiptarë të mi, se unë jam bijë hasjane, bijë e një zejtari shumë të devotshëm, bijë e juaja. Më së miri, unë mund t’ju kuptoj punën dhe sfidat me të cilat përballeni. Zotohem se do të vazhdoj përkrahjen për Ju, për familjet tuaja dhe për fëmijët tuaj, që të arsimohen edhe më shumë dhe të marrin vendin meritor në shoqërinë kroate. Kemi shumë të rinj të shkolluar, intelektualë, të cilët duhet të marrin pozitat që u takojnë në institucionet kroate.

Do të jem përfaqësuese e denjë edhe për të gjitha pakicat tjera. VAZHDOJMË ME TUTJE! Ju ftoj që më 11 shtator të kryejmë obligimin tonë qytetar dhe të votojmë numrin 4. Ju faleminderit! Ermina Lekaj Perlaskaj, deputete e juaja!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat