Në kuadër të luftës kundër terrorizmit, policia italianë ka ekstraduar një shtetas shqiptar që dyshohet si radikal dhe mbështetës i ISIS, shkruan orf.at. Ai ka jetuar në qytetin verior Ferrara, ndërsa kishte shpërndarë video propagandistike, tha ministri i brendshëm italian Angelino Alfano.
Numri i të ekstraduarve nga fillimi i 2015 në Itali është 108, ndërsa vetëm në 2016 janë dëbuar nga vendi 42 të huaj që dyshohen se kanë pasur lidhje me ekstremizmin. /Bota sot